“Norm dhe Ahmend”, vijon me sukses në skenën shqiptare

Hënë, 15 Prill 2019 11:58

Vepra teatrore “Norm dhe Ahmend” me regji nga Armand Bora shkruar nga autori i njohur Alex Buzo sonte në mbrëmje do të shfaqet te “arTurbina”. Dy persona të vetmuar, njëri emigrant dhe tjetri australian në një bisedë të ethshme ku paraqiten bindjet dhe parimet e tyre. Aktorët dialogojnë dhe shpalosin peshën e paragjykimeve racore, sociale. Regjisori Armand Bora preferon të sjellë vepra të angazhuara me qëllim reflektimin tek publiku, dhe në skenë shfaqja interpretohet nga aktorët Gert Ferra, Lulzim Zeqja dhe Gladiola Harizaj. Vepra e shkruar nga autori më 1968 i vendos ngjarjet në Sydney të Australisë. Një veteran i luftës, Norm, ka një takim me një student pakistanez Ahmed, në një stacion autobusi gjatë një nate. Të dy persona të vetmuar, njëri emigrant dhe tjetri australian, dhe një bisedë ku zhvillohet prezantimi i bindjeve dhe i parimeve të tyre. Sipas regjisorit, kjo shfaqje sjell për publikun një temë aktuale sepse dhe sot ka konflikte të mëdha.

“Është një nga tekstet që ka bërë revolucion në shoqërinë australiane, sepse ka hapur debate dhe diskutime, që shoqëria atëherë i mbante të mbyllura”, pohon regjisori Bora. Alex Buzo është një nga shkrimtarët më të njohur australian. Ai ka lindur në Sydney më 23 Korrik 1944. Shkollimin fillor e kreu në Australi, kurse shkollimin e mesëm në Gjenevë, Zvicër. Ndërkaq, studimet e larta i përfundoi në Universitetin e New South Wales në Sidnej. Alex Buzo botoi dramën e parë, “Norm dhe Ahmed”, që ishte ndër të parët autorë që ngriti diskriminimin e emigrantëve në Australi dhe zgjoi vëmendjen e opinionit publik australian duke vënë në pah problemet e asaj kohe lidhur me emigrantët. Ai është autor i 88 dramave dhe veprave letrar. Veprat e tij janë vënë në skenë në Australi, Angli dhe Amerike dhe sot konsiderohet si një ndër pionierët e Rilindjes së dramës australiane dhe më gjerë të letërsisë anglishtfolëse. Në vitin 1972, Alex Buzo-s iu dha “Medalja e Artë në Letërsi” e Shoqërisë Australiane për dramën e tij “Macquarie”. Alex Buzo në karrierën e vet përfshin shumë gjini letrare, drama dhe romane, skenare filmash, artikuj, intervista në radio si dhe përshkrime udhëtimesh. Ka dhe disa libra mbi sportin, gjuhën dhe teatrin. Alex Buzo vdiq në Sydney më 16 gusht të vitit 2006 në moshën 62 vjeçare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...