Orkestra e të Rinjve të Kosovës garon në festivalin evropian

E Enjte, 02 May 2019 14:08

Orkestra e të Rinjve të Kosovës të mërkurën ka udhëtuar drejt Belgjikës për të përfaqësuar për të dytën herë Kosovën në Festivalin Evropian Muzikor të të Rinjve, në Neerpelt. Para dy vjetësh në mesin e 200 shteteve, falë punës së instrumentistëve të rinj së bashku me dirigjentin dhe drejtorin, Kushtrim Gashi, ky formacion ishte kthyer me çmimin e dytë në kategorinë e orkestrave simfonike.

Ndër sfidat që u janë përsëritur edhe sivjet është përkrahja financiare. Në konkursin e fundit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për përkrahje të projekteve kulturore, rezultatet e të cilit u bënë të njohura më 20 mars, këta janë shpallur në mesin e organizatave fituese, por pjesën tjetër të shpenzimeve e kanë vetë për barrë.

Gashi ka thënë se financimin vazhdojnë ta kenë problemin kryesor.

“Deri tani kemi vetëm një konfirmim nga MKRS-ja që na ka përkrahur me një shumë goxha solide dhe jemi në pritje të konfirmimeve të tjera nga ato vende ku e kemi dërguar projektin”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, pagesa e vizave ka qenë dhe është një barrë e shtetit, por është dashur ta paguajnë vetë instrumentistët. I gjithë grupi kishte nisur provat javore në fillim të muajit shkurt. Një ndër arsyet ka qenë mungesa e vendeve ku t’i mbanin ato.

Orkestrat pjesëmarrëse në festivale kanë për obligim që të paraqiten me programe deri në 25-minutëshe.

“Në repertor i kemi veprat: ’Albanian Overture’ nga Hajrullah Syla, ‘Valle hungareze 5 dhe 6’ nga Johannes Brahms dhe ‘Simfonia nr.8’, koha e parë të Franz Schubertit”, ka thënë ai.

“Kosovo Youth Orchestra” kësaj here paraqitet me një grup prej 43 instrumentistësh. Për të plotësuar numrin e violinistëve dhe violonçelistëve kanë marrë instrumentistë nga Shqipëria e Maqedonia. / Koha ditore 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...