Bienalja në Taiwan, pjesëmarrës skulptori Genti Tavanxhiu

E mërkurë, 08 May 2019 13:34

Skulptori Genti Tavanxhiu është përzgjedhur mes artistëve të ndryshëm nga bota për të marrë pjesë me veprën e tij në bienalen BenQ në Taiwan. I vlerësuar me aktivitetin e tij në shtete të ndryshme të botës, këtë herë skulptori shqiptar do të jetë pjesëmarrës në këtë bienale. Skulptori tregon se vepra më të cilën do të prezantohet në muajin nëntor është pjesë e koleksionit të ri të 2019. “Simpoziumi i skulpturës, ku jam përzgjedhur, mes 260 artistëve të cilët konkurruan në shkallë ndërkombëtare, përmban me sukses tashmë edicione të shumta në ishullin e largët të Azisë. Vepra me të cilën jam prezantuar në bienalen e BenQ-s në Taiwan është pjesë e koleksionit të ri 2019, akoma e parealizuar në shkallë monumentale. Ajo është vazhdimësi e serisë së skulpturave, të cilat kanë karakterizuar karrierën time artistike në vitet e fundit dhe gjithashtu ka theksuar stilistikën time duke formuar një profil personal”, tregon skulptori. Skulptura titullohet “Për vete”, por skulptori Genti Tavanxhiu tregon se ka disa arsye dhe titulli. “Ndërmjet artit shprehim atë që ndjejmë pavarësisht nga kërkesat e një publiku, pasi parimet që karakterizojnë një vepër arti lindin pikërisht nga kërkesat personale e artistit, dhe jo nga ajo që “kërkohet”. I lirë nga imponimet, arti shprehet në forma më efikase dhe plotëson  kërkesën për të promovuar të renë”, tregon skulptori. Në periudhën tetor-nëntor ftohen artistët pjesëmarrës që të realizojnë me përmasa në mermer veprat e tyre, ku do të jetë dhe skulptor shqiptar Genti Tavanxhiu. Aktivitetet e 2019 në të cilat ka qenë pjesëmarrës deri tani skulptori Genti Tavanxhiu janë ekspozita personale në Kobe, Japoni; simpoziumi i skulpturës në Riyadh në Arabi Saudite, gjithashtu një ekspozitë kolektive në Adana në Turqi. Në lidhje me aktivitetin e tij skulptori tregon se është në përgatitje dhe për Simpoziumin e Skulpturës në Korçë. “Këtë vit do të mbahet edicioni i dhjetë, pra një dekadë me skulpturën e parkut, aktivitet që kam kuruar me shumë pasion si drejtor artistik duke ftuar në Korçë artist nga e  gjithë bota. Është krijuar një muze (open air) tek parku Rinia, me ndërhyrjen e arkitektit  Peter Wilson dhe natyrisht falë bashkëpunimit dhe mbështetjes së plotë të Bashkisë Korçë, e cila ka promovuar me shumë vëmendje këto vlera dhe duke e bërë këtë një ndër aktivitetet me afatgjatë që janë promovuar në Shqipëri”, shprehet skulptori Genti Tavanxhiu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...