Ekspozita “Hybrid”, me instilacion dhe skulpturë në qendrën e artit “ME WE”

E mërkurë, 19 June 2019 13:01

Ekspozita “Hybrid” u çel për publikun në  qendrën e artit bashkëkohor “ME WE” në qytetin e Korçës. Ekspozita me punime të dy artistëve Sadik Spahija dhe Ergys Krisiko është kuruar nga Ardian Isufi si dhe Altin Lika. Në punimet e saj publiku gjen instalacion dhe skulpturë. Bashkëkurator i ekspozitës Ardian Isufi shprehet se qendra e artit bashkëkohor “ME WE” ka një platformë, që lidhet shumë me hapësirën konkrete, që është në pazarin e vjetër të Korçës. Sipas tij veprat e artistëve konceptohen në bazë të hapësirës. “Në këtë rast artistët Sadik Spahija dhe Ergys Krisiko kanë konceptuar dy vepra që janë të dedikuara për hapësirat e qendrës së artit në këtë qytet”, pohon Isufi. Më tej duke folur për ekspozitën, bashkëkuratori Ardian Isufi shton se veprat kanë një temë dhe një titull që titullohen “Hybrid”, sepse të dy artistët lëvizin shumë me ambiguitetin e figurës, ku ka koncepte bashkëkohore të analizës pamore mbi alinienizimin, mbi ambiguitetin formave dhe të simbolikës. “Gjithashtu të dy artistët sjellin dhe një vepër të re që lidhet me traditën tonë, duke futur një elemente të rëndësishëm siç është samari i kafshëve, që përdoret për punë duke e lidhur me një këmbë humane dhe duke na futur në një mutacion historik”, shton më tej Ardian Isufi për ekspozitën. Ekspozita “Hybrid” për publikun është me instalacion dhe skulpturë, dhe bashkëkuratori Isufi tregon se mediumi i përdorur është qeramikë si dhe teknika të përziera. “Ka dhe artefakte, samarët janë artefakte, janë të marrë në samarët origjinalë për të futur në kontekstin e historisë dhe për të dhënë marrëdhënien e konceptit të shfrytëzimit, konceptin dhunimit, sepse merret këmba e njeriut duke iu bashkëngjitur këtij samari, duke bërë një lojë edhe ironike kur njeriu duket sikur mban këtë lloj ngarkese. Pra në vend të kafshës duket simbolikisht që është njeriu, që mban ngarkesën e përditshme dhe shfrytëzimin e përditshëm”, shton më tej bashkëkuratori Ardian Isufi.

Qendra më e re artit bashkëkohor “ME WE” ka në optikën e saj një platformë arti, që lidhet shumë me komunikimin dhe dialogun. Lidhet shumë me tendencat më të fundit të artit bashkëkohor, lidhet shumë në atë çfarë duhet ti kontribuojmë shoqërisë sonë për sa i përket promovimit të vlerave më të mira të artit bashkëkohor, duke pasur parasysh dhe analiza të temave të veçanta, që janë shumë të prekshme për shoqërinë në të gjitha kontekstet, që lidhen me aspektin politik, shoqëror dhe social. Si bashkëkuartor i ekspozitës Ardian Isufi tregon se çdo ftesë që u bëhet artistëve pjesëmarrës bëhet në një marrëdhënie të gjatë komunikimi dhe dialogu me ata. “Ftesat për ekspozitën nuk janë të rastësishme, por unë së bashku me bashkëkuratorin Altin Lika kemi kohë që bashkëbisedojmë me artistët dhe nga bisedat e gjata i propozojmë atyre hapësirën tonë, të cilën ata më pas fillojnë dhe mendojnë për të bërë një vepër të dedikuar në këtë hapësirë”, pohon ai. Veçantia tjetër e ekspozitës sipas Ardian Isufit është që koncepti i saj nuk është vetëm brenda hapësirës së qendrës së artit “MEWE”, por përdoret dhe pjesa e jashtme. “Ekspozita është dhe në pjesët e jashtme dhe jo vetëm në pjesën brenda kësaj galerie, ku u shfaq dhe një film i shkurtër, një instilacioni të fundit që ka Sadik Spahija, që shfaqet për të gjithë pazarin. Gjithashtu Ergysi dhe Sadiku vendosin dhe dy instalacione në ballkonin e qendrës, pra vizitori ka mundësi të shikojë dhe brenda dhe jashtë ndërtesës”, tregon ai. Ekspozita do të rrijë rreth një muaj hapur për publikun në qendrën “MEWE”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...