Skicat letrare dhe eseistike të Musine Kokalarit

E Enjte, 20 June 2019 09:44

Nga Mexhit Prençi

1

Skica letrare  e Musine Kokalarit është formësuar si një strukturë e shkurtër e prozës, që rrok esencën e një dukurie, ngjarjeje, episodi,  situate  apo problemi. Stili i mprehtë, dinamik dhe ekspresiv shpreh domethënien  ideoartistike të skicës,  atë koncentratë mendimi dhe ndjenje që  i transmetohen lexuesit. Teksti  formësohet  si një strkturtesë konçize, ekspresive, pa përshkrime e rrëfime të thata e të gjata.  .

2.

Sipas meje  kriteri më i mirë konstruktiv dhe modern i gjykimit të një vepre letrare, është ai që ka bazë analizën e tekstit.. Aplikimi i kritikës tekstore është kahja  e duhur  e kritiku apo studjuesit, që e vlerëson veprën nëpërmjet analizës konkrete: çfarë del prej asaj që është shkruar në libër çka sfidohen faktorët jahstëletrrë idelogjik dhe polititk Mendoj se kjo qasje kritike është konstruktive  në përcaktimin e vlerave të lartta,mesatare apo minivlerave dhe jovlerave. të një vepre artistike; prozë, poezi, dramë apo komedi.

3

Që në leximin e parë të tekstit të librit “T’isha një lule“ kritiku profesionist,perception dhe shquan profilin i shkrimtares, eseistes dhe intelektuales Musine Kokalari, si një zë i veçantë në letërsinë e viteve ’30,  ku elemente të realizmit kritik, artistikë  dhe estetikë, ndërthuren me elemente publiçistikë dhe të eseistikës filozofike..Proza e shkurtër e Kokalarit, e formësuar si skicë letrare, u jep përarësi  elemetetve artistikë dhe estetikë në procesin e krijimit, në raport elementët publicistikë  e filozofike

4

Në çdo krijm të saj, siç del prej tekstit, lexohet  shkrimtarja e shqetësuar për : njeriun, realitetin, kohën fundviteve 1930, ku varfëria dhe mjerimi  ishin refren i ditës, siç shkruante Migjeni, ku nuk shihej dritë gjëkundi, ku shpresa ishte arratisur. Ky ishte shqetësimi i  shkrimtares dhe qytetares, që përbëjnë thelbin e  krijimtarisë që përfshihet në librin “T’isha një lule “.

5

Kritika ndaj këtij realiteti prej shkrimtares Kokalari, është e fuqishme, me kulturë dhe art, ku idetë filozifike mishërohen artistikisht ashtu si idetë patriotike, ekzistenciale, emancipuese, për të ndezur  zemrat  dhe ndërgjegjësuar shoqërinë që të kuptojë se vetëm lufta, në radhë të parë me veten, pastaj me të tjerët, është promotor i lëvizjeve dhe progresit.

6

Për vitet 1930  kur u shkruan skicat letrare me elemente eseitike dhe e fiozofike të saj, qëndrimi kritik i shkrimtares ndaj realitetit është konstruktiv dhe vizionar, për ta ndyshuar atë. Nga tekstit me e shtresa e nënshtresa semantike, burojne kumtet për diçka më të mirë, më progresiste, për  mirëqenien e njerëzve, për ndryshimin e jetës patriarkale e kanunore. Kjo veçori ideore dhe stilistikore është një vlerë cilësore, e skicave të Musine Kokalari..

7

Prej tekstit letrar të kësaj proze, shquaj edhe personalitetin e saj në rrafshin shoqëror, etiko-moral, politik, ku figua e shkrimares ridemensionohet si një luftëtare e emancipimit të shoqërisë  në tërësi dhe sidomos të gruas në veçanti. Kjo  shprehet nëpërmjet qëndrimit kritik të autores ndaj realitetit, siç e theksova më sipër ku  shkrimtarja Kokalari, eseistja Kokalari, publiçistja Kokalari dhe intelektualja Kokalari, përbëjnë një unitet, një tërësi, që formësojnë personalitetin e saj të spikatur, një personalitete e shquar që lufton për fatet e njeriut dhe të shoqërisë shqiptare.

8

Krijimet e përfshira në  librin “T’isha një lule”, ngërthejnë tema e nëntema të larmishme, ku  ndër më kryesoret do të veçoja: temën e varfërisë dhe të mjerimit, temën e luftës kundër patriarkalizmit dhe kundër zakoneve të egra e primitive, temën e vetmisë,  të dëshpërimit dhe të humbjes së shpresës; temën e imigrimit dhe të humanizmit, të dashurisë njerëzore dhe të urrejtjes ndaj shkaktatëve të mjerimit.  Ashtu si Migjeni edhe Kokalari e vë theksin te poema e mjerimit të shoqërisë shqiptare në vitet ’30. Në këto tema, qëndrimi  kritik i autores, i jep prozës së saj tiparet e një realizmi kritik në zhvillim.

9

Një tjetër veçori që barabitet me vlerat më të mira artistike dhe estetike, janë mesazhet e larmishme, të rëndësishme, të fuqishme, mesazhe që kumtojnë zgjimin e njeriut, ndjenjën e  zjarrit të brendëshëm, që siç thotë Niçeja:  “ ... i them po çdogjëje që jep forcë, grumbullon forcë, justifikon ndjenjën e forcës”

Ja, disa prej kumteve më të rëndësishme:

 Nga skica “Në jetë” sipas formulimit tim:” Që ta përballosh jetën, duhet të kuptosh se jeta është luftë & që të fitosh duhet të guxoxh. Ndërsa nga skica “Kolla e vdekjes “  përcillet   akuza ndaj shoqërisë dhe gjithkujt që braktis njeriun e mjerurar.

10

Në skicat për varfërinë që përfshihen në këtë libër, ndjehet protesta dhe mospajtimi me të keqen. Diku thellë në nënshtresat polisemike të teksteve burojnë edhe kumtet që shprehin mesazhe për më të mirën dhe të bukurën të cilat nuk janë në sipërfaqe. Po kështu edhe në skicën: “Kur sundon zakoni “  dhe në ato të emancipimit të femrës në tërësi, ku paraqitet jo vetëm gruaja e nënshtruar: skllave  në shtëpinë e prindërve,  skllave në shtëpinë e burrit, skllave në jetën  shoqërore dhe në punë, por mbahet edhe qëndrim  kritikk duke stigmatizuar realiteti të shëmtuar të kohës, sa shkaktarët  të urrehen e në ë njejtën kohë, të ndezësh fitilët e zjarrit të brendëshëm, për të kërkuar më shumë liri, më  shumë dinjitet, më shumë emancipim.

11

Skica që mban edhe titullin e librit “T’isha një lule”,

siç konstaton edhe kritiku Ramadan Musliu, shpreh thelbin e unit krijues të Musine  Kokalarit, shpreh atë filozofi njerëzore që kumton dashuri dhe lumturi për njeriun. Autorja do, të ishte lule, që t’u jepte kënaqësi të dashuruarve, fëmijëve, të varfërve; do të ishte lule që aroma  e saj të shpërndahej anekand, të mbushte  me aromë, mjediset, hapsirat, ajrin; madje do të ishte lule që të mbinte edhe përmbi varre. Kjo ishte edhe kredoja  e  shkrimtares.

12

Pas analizës së tekstit të librit ”T’isha një lule“, komkluddoj se  shkrimtarja Musine Kokalari, është një zë i veçantë në letërsinë e viteve ’30, si në rrafshin letrar ashtu edhe atë eseistik dhe publiçistik, çka e dëshmojnë edhe vlerësimet mbi krijimtarinë më  të   gjërë të saj nga disa personalitete:

LASGUSH PORADECI: “Musine Kokalari hyn në thellësi drejtpërdrejt në  thelbin psikologjik. Menjëherë ajo  bashkëjeton me ato që na rrëfen (artistikisht MP)

ANGELO LEOTTI: “Kam lexuar, rilexuar dhe vazhdoj të lexoj librin tuaj të mrekullueshëm  Siç më thotë  nëna plakë.Është shkruar me të vërtetë mirë dhe ju paraqes përgëzimet e mia të gjalla”.  

SOTIR KOLEA: (Nga një korrespondencë)

Pjesa, “Sa u tund jeta” që më çuat, - m’u rëmbye duarsh që ditën që erdhi dhe mbeti nëpër duer të botës për një muaj. M’u kthye tashti vonë, të gjithë e prisnin si ujë të pakët; kush e këndoi dy hërë, kush tri a katër herë, duke shtënë shkak se ua këndonte miqve e mikeshave”.

13

Ashtu si disa personalitete të talentuar në rrafshin e letrave, që e patën jetën të shkurtër e veprën të pakët dhe erdhën në letërsi si elitarë, edhe Musine Kokalari e tillë ka hyrë në pallatin e lavdisë së letrarve, me individualitetin dhe personalitetin e saj, në brezin e shkrimtarëve të viteve ’30.

Vepra e saj duhet të studjohet, të vlerësohet dhe rivlersohet nga njerëzit me dije dhe me shije dhe të gjejë vendin që meriton, në tekste, antologji dhe historinë e letërsisë shqipe.

13

Fragment nga skica “Rrugëve”

“Shëtita gjatë për të mësuar, vështrova çdo vend për të kuptuar.Takova të marrë, me habi  më vështruan, iu lashë rrugën dhe shkuan.Takova të mençur, mësova ato që  nuk dinja. Takova të pasur, më qeshnë, më dëbuan, më tringëllinë xhepet dhe me frikë m’u  larguan.Takova të varfër, më përqafuan, më rrethuan.U bëmë shokë të pa ndarë...   Një gjë na bashkonte, një këngë varfërie  në zemër na tingëllonte. Shetita gjatë që të qeshnja, vështrova çdo vend që të mallkonja.Vizitova anembanë.Vura re kudo. Pashë të ligun që quhej i mirë, pashë gënjeshtarin që kishte të drejtë, pashë katilin që nuk i skuqesh faqja. Qesha se ky ishte brumi i shoqërisë.

Shetita rrugëve, ashtu i mjerë nga xhepi, i pastër nga shpirti. Këmbët u lodhën, mendja gjithashtu. Më zuri gjumi në  këndin e një  rruge, ndënë strehën e një shtëpije të varfër dhe.... për pak kohë harrova çdo gjë...”

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Fillon edicioni i nëntë i Green Fest

Kulturë

Fillon edicioni i nëntë i Green Fest

Nga dje deri më 26 korrik në qytetin e Mitrovicës, për vitin e nëntë me radhë organizohet Festivali Green. Ky edicion organizohet nën temën “Për nënën natyrë” duke vënë në spikamë...

Mbyllet edicioni i 11 i Festivalit PriFest, Irena Cahani dhe Arben Bajraktaraj shpallen aktorja dhe aktori më i mirë

Kulturë

Mbyllet edicioni i 11 i Festivalit PriFest, Irena Cahani dhe Arben Bajraktaraj shpallen aktorja dhe aktori më i mirë

Dje në ceremoninë përmbyllëse të edicionit të 11-të të PriFest, janë ndarë çmimet në kategoritë kryesore për filmat pjesëmarrës. ku çmimi për aktorën dhe aktorin më të mirë, u dhuruan...

Mbyllet edicioni i 10-të i Anibarit, këta janë fituesit

Kulturë

Mbyllet edicioni i 10-të i Anibarit, këta janë fituesit

Edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit të Animuar - “Anibar”, është mbyllur sonte. Ai është mbajtur nga 15 - 21 korrik në qytetin e Pejës, transmeton Koha.net.   Në këtë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!