Familja e legjendës italiane i jep Ermal Metës çmimin e artistit që e frymëzon

E Enjte, 01 August 2019 12:33

“Amara terra mia” e Domenico Modugno, mori të tjera ngjyra kur u këndua nga i talentuari Ermal Meta. Në Sanremon e vitit 2017, shqiptari nuk mundi të dalë fitues me “Vietato Morire”, por arriti të rrëmbejë një çmim shumë të rëndësishëm.

Ermal Meta u vlerësua me çmimin e kritikës që mban emrin e legjendës së muzikës italiane “Mia Martini”.

Por kënga “Amara terra mia” e Domenico Modugnos, e “përndjek” sërish këngëtarin. Familja e legjendarit italian ka vendosur që të vlerësojë këngëtarin shqiptar me çmimin Modugno 2019.

Më 6 gusht në Polignano do të mbahet edicioni i nëntë i Meraviglioso Modugno, një mbrëmje që feston karrierën e këngëtarit në qytetin e tij të lindjes.

Tema kryesore e mbrëmjes së këtij viti do të jetë “një hedhje në det” për të festuar gjashtëdhjetë vitet e “Piove”, një nga këngët më domethënëse të Modugno.

Në mbrëmjen e shumëpritur, Ermal Meta do të marrë çmimin Modugno 2019. Një nder i madh për shqiptarin i cili e ka shprehur gjithnjë admirimin e thellë për Domenico Modugnon.

Ermal Meta ka falenderuar familjen e këngëtarit për këtë nder, ndërsa nuk ka harruar që të shprehë edhe mirënjohjne për njeriun pa të cilin, e gjithë kjo nuk do të ishte e mundur, pikërisht Domenico Modugnon.

“Faleminderit familjes së Modungnos për këtë çmim, e faleminderit të mahnitshmit Modugno”, shkruan Ermali në Instagram. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...