"Nobel", si çmimi i mëhallës, nderohet shkrimtari austriak që përkrahte hapur idenë e Sllobodan Millosheviçit

E Enjte, 10 October 2019 15:01

Nga Bujar Meholli

Sot, Akademia Suedeze i ndau çmimin “Nobel” shkrimtarit austriak Peter Handke, i cili njihet si njeri kontrovers me qëndrime të hapura antishqiptare.

""Ndonjëherë unë do të doja të isha një murg ortodoks serb që lufton për Kosovën" - Peter Handke, Letërsi e çmimit Nobel 2019!"

Ky shkrimtar madje erdhi edhe në Kosovë dhe i ndihmoi me të holla serbët që jetojnë në Kosovë, e po ashtu përkrahu haptas idenë për spastrimin e shqiptarëve.

Handke mori pjesë në varrimin e njërit prej udhëheqësve më famëkeq në botë Sllobodan Milloseviç.

Ishte viti 2006 kur Sllobodan Millosheviçi ndërroi jetë, dhe në funeralin e tij laureati i sotëm i “Nobelit” për letërsi, i mallëngjyer u shpreh: “Afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Millosheviçit”.

Siç dihet, Milloshevici, u akuzua për gjenocid dhe krime të tjera, e për këtë u gjykua derisa vdiq.

Shtrohet pyetja, kush është fituesi i sotëm Peter Handke?

Ai konsiderohet si një shkrimtar i shquar, me stil të veçantë prozaik, por krahas saj Handke njihet në mbarë botën për mbrojtjen e vazhdueshme për kriminelin serb. Kjo edhe e bën shkrimtar që shkakton shumë polemika.

Për Handken, gjithë ajo çfarë ka bërë Millosheviçi ka qenë “për ta mbrojtur popullin e tij”, këto i tha në funeralin e serbit, në Beograd, para një turme të madhe të nacionalistëve radikalë serbë.

Opinioni u befasua sot kur Akademia Suedeze ndau një çmim prestigjioz siç është “Nobeli” për arritjen në fushën e letrave – pikërisht këtij autori kontrovers, i cili në të shumtën e rasteve njihet më shumë për përkrahjen e vazhdueshme që i bëri Millosheviçit sesa për krijimtarinë letrare.

Tani, ç’po ndodh realisht me Akadaminë Suedeze?

Edhe ashtu në vitin e kaluar ata u desh që ta ndalin dhënien e çmimit për shkak të disa aferave brenda Akademisë, këtë vit i ndau dy çmime njërin prej të cilëve shkrimtarit austriak.

Me t’u ndarë çmimi i dytë për vitin 2019, shpërthyen reagimet anekënd. Siç duket komiteti i “Nobelit” po i merr vendimet në bazë të politikave të caktuara.

Kohë më parë, saktësisht në vitin 1961 Akademia Suedeze pat marrë vendim skandaloz dhe i pati ndarë një çmim “Nobel” shkrimtarit serb Ivo Andriç, i njohur botërisht si antishqiptarë dhe hartues i elaboratit me përmbajtje raciste, ku kërkonte ndarjen e Shqipërisë.

Siç duket, në vitet e ardhshme vlera e këtij çmimi do të bjerë vazhdimisht, sepse derisa vite më parë laureoheshin shkrimtarë të mirëfilltë si Xhejms Xhojs, Samuel Beket, Tomas Man, Herman Hese, Zhan-Pol Sartri e të tjerë – të laureohen shkrimtarë që përkrahin haptas ide fashiste si Handke, është gjithçka veçse jo vlerësim i artit.

72469654_10215925933204574_6370467399493222400_n.jpg

Modifikuar më E Enjte, 10 October 2019 15:05
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...