Angjelin Preljocaj në Paris Match / “Liqeni” i tij, nuk bie në ujë!

Premte, 01 May 2020 19:16

Nga Bajram Sefaj

Numri 3702, i javores së ilustruar parisiane “Paris Match”, (16 – 22 prilll 2020), në faqen 11 të tij, sjell një shkrim (informatë e zgjeruar), në lidhje me Angjelin Prelocajn, koreograf me origjinë shqiptare, që ndërkohë, është afirmua dhe, sot e gjithë ditën, gëzon reputacion e nam në përmasa botërore. Bëhet fjalë për ripunimin, adaptimin, riaktualizimin, e veprës së tij të parë koreografike me titull “Liqeni” që Angjelini e vuri në skenë fill pasi që shkëputet nga trupa e valltarëve, ku luante si baletin, për t’ju përkushtuar pastaj ekskluzivisht punës si koreograf i pavarur.

EVoVKS4UwAA5Ehi.jpg

Këtë vepër që, ia hapi krah me krah dyert e afirmimit, në të katër e anët e botës, koreografi Angjelin, planifikon që, se shpejti ta vë në skenën e njohur Bolshoj Teatër, të Moskës, por edhe në Lyon të Francës . Pavarësisht nga bllokada e pamëshirshme e pandemisë (coronvirusit), që ka destabilizuar rrjedhat e jetës, në përgjithësi e, bashkë me të, edhe orarin e zhvillimeve kulturore, ky koreograf i vyer dhe kurrë i pa ndalur, i është përveshë punës në ripunimin (adaptimin) e veprës se vetë së parë koreografike, me titull “Liqeni”. Për këtë arsye (sigurisht) sajuesit kësaj javoreje, më traditë të gjatë e popullaritet të madh, shkrimit ia ngjiten emrin (titullin) simbolik “Liqeni” nuk mbytet në Liqe (do të thosha unë), nuk do mbytet në ujë, më fjalë të tjera nuk do të bie në harresë. 
Duhet shtuar se, tani e sa vjet, si shumë artistë të mëdhenjë francezë edhe Agjelini, ka “ikur” nga Parisi (e ka braktisur atë) dhe, bashkë me trupën e tij private, përberë nga balerinë e balerina të përzgjedhura, është shpërngulë në Ex – en Provence, ku i realizon koreografitë e veta dhe shfaqjet e gatshme (komplete) i shpërndanë në mbarë botën, gjithandej ku paraqitet interesimi për veprën e tij. E interesimi, jo vetëm qe nuk mungon, por ai sa vjen e shtohet gjithnjë. Për çdo ditë.
Falë rrethanave të reja, edhe publiku shqiptar (në Tiranë dhe Prishtinë)ka pasur rastin të njihet me artin e këtij koreografi të shquar, Anzhle Prelzhokazh, siç ia shqiptojnë emrin francezet (mendjemëdhenj), kur nuk është tjetërkush pos Angjelin Prelocaj, fryt i ëmbël i pemës së tokës shqiptare! (Për shkak se mbiemri i tij ka një “j” tepër, pra, jo Prelocaj, si duhet të jetë, por, kushedi pse, Preljocaj. Dy shkronja të njëra “j-j” në mbiemrin e Angjelinit tonë e shkaktojnë gjithë këtë deformim deformim (transformim)të shqiptimit të mbiemrit të këtij mjeshtri të madh, në gjuhën frënge. Le të dihet edhe kjo! 
Në vazhdën e kësaj, ja edhe një porosi miqësore: merreni e lexojeni veprën madhështore, në zhanrin e vet, të Ismail Kadaresë, atë me titull “Kushëriri i engjëjve”, (ribotim 1999, SHB ,”Onufri” nga Tirana), kushtuar pikërisht këtij kushëriri të gjithë shqiptarëve. Nuk do të me shani, përkundrazi, do të jeni mirëhtës, ua thotë vëllai ju...
(Gaillard, 30 prilll 2020)

5c7d56649c92a690924375.jpeg

-----------

Modifikuar më Premte, 01 May 2020 19:21
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...