Inva Mula, koncert në qytetin e Tetovës

E Enjte, 03 May 2018 16:23

Sopranoja shqiptare Inva Mula, gjatë qëndrimit në Tetovë zhvilloi një koncert. Universiteti i Tetovës e ka mbështetur realizimin e koncertit madhështor të Inva Mulës të shoqëruar nga dirigjenti Gridi Kraja dhe Filarmonia e Maqedonisë, që u mbajt më 29 prill 2018 në Qendrën për Kulturë në Tetovë. Koncerti i lartpërmendur u realizua në kuadër të edicionit VI të organizuar nga Skena e Muzikës Serioze Shqiptare. Personalitete të njohura nga jeta publike, në mesin e tyre edhe Rektori i UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti dhe qindra artdashës nga Tetova e më gjerë e kanë shijuar koncertin, performimin dhe zërin e saj magjik gjatë interpretimit të këngëve nga repertori shqiptar dhe i huaj. Më herët para koncertit sopranoja realizoi një takim me studentët e programit studimor të solokëndimit të Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës. Artistja e njohur është mirëpritur nga studentët e Fakultetit të Arteve, të cilët u shprehën të kënaqur që kishin mundësi të realizojnë një MasterClass me artisten shqiptare me famë botërore. Në këtë takim MasterClass, Inva Mula fillimisht ka ndjekur studentët gjatë interpretimit të disa pikave artistike, ndërkaq më pas ka dhënë vlerësimet e saj, sugjerimet e vyera që rrallëherë studentët kanë fatin t’i ndjekin nga një soprano që ka performuar në skenat gjigante të metropoleve më të njohura të kontinentit. Qëndrimi në skenë, kontrolli i zërit gjatë interpretimit, ushtrimet e shpeshta, besimi në vetvete dhe rrëfimet për realizimet e suksesshme të dhjetëra koncerteve para mijëra artdashësve kudo në botë dhe përvojat artistike, ishin disa prej këshillave që sopranoja Inva Mula ua përcolli studentëve të Fakultetit të Arteve të UT-së. Inva Mula që më 1993 merr një çmim në Operalia-n e parë të Placido Domingos në Paris. Ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm në operën e Bastille-s në Paris, në Bruksel, në Mynih dhe në Oslo. Në vitin 1996 mori pjesë në operën "Medee" të Luigi Cherubini-t në Francë. Në 1998 rikthehet në operën e George Bizet “La Jolie fill de Perth”. Në filmin “Elementi i pestë” më 1997 i jep zërin këngëtares në rol Lucia di Lammermoor në skenën "The Diva Dance". Më vonë ajo luajti në “Ivan IV” të Bizetit në Paris. Në vitin 2001 ishte e angazhuar në Itali ku luajti në teatrin “La Scala” pjesën e Verdit “Falstaff” dhe Riggoleto-n në Arenën e Veronës. Ka marrë pjesë rregullisht në “La Scara” ku luajti Lucia di Lammermoor, La bohème, Manon (2006). Luajti gjithashtu disa herë dhe La traviata-n në qytete të rëndë- sishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste dhe Toronto. Në 2007, ajo luajti Norine-n e parë në L'elisir d'amore në Toulouse të Francës.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Alibeaj: Saimir Tahiri arrestoi për një cigare hashash të riun, që vari veten

Politikë

Alibeaj: Saimir Tahiri arrestoi për një cigare hashash të riun, që vari veten

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora u shpreh se vendimi i dhënë nga Gjykata për ish-ministrin Saimir Tahiri nuk ishte surprizë...

Kurti për gazetën sllovene: Kufiri i Kosovës me Shqipërinë është kufiri i Jugosllavisë, jo shqiptar

Bota Shqiptare

Kurti për gazetën sllovene: Kufiri i Kosovës me Shqipërinë është kufiri i Jugosllavisë, jo shqiptar

Javës tjetër një fushatë parazgjedhore fillon para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë që mbahen më 6 tetor. Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shpjegoi shkurtimisht se si e imagjinon...

Ksabi Alonso kërcënon Zidanin, Murinjo i bën “dalje” Realit

Sport

Ksabi Alonso kërcënon Zidanin, Murinjo i bën “dalje” Realit

Fillimi shumë i dobët i sezonit nga ana e Real Madridit ka vendosur në pikëpyetje të madhe të ardhmen e Zinedin Zidan, që u afrua vetëm pak muaj më parë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!