EBU: Ja pse Kosova nuk mori pjesë as këtë vit në Eurovision

E mërkurë, 09 May 2018 15:37

Ndonëse 63 vite më parë festivali evropian “Eurovision”, kishte nisur me qëllimin që t’i bashkonte popujt e kontinetit të vjetër përmes muzikës, kjo gjë nuk po përmbushet ende.

EBU (Rrjeti i Transmetuesve Evropian) si organizatore e festivalit, po vazhdon ta mbaj Kosoven jashtë gares, duke u arsyetuar se Kosova nuk është pjesë e ITU-së apo Këshillit të Evropës, ndonëse RTK-në e kishin hapur në vitin 1999 dhe kanë marrëveshje të nënshkruara mes tyre.

Magazina ka pyetur EBU-në, pse Kosova nuk u ftua as këtë vit pasi RTK-së ju kishte premtuar ftesa në rast se fiton një shtet që e ka njohur Kosovën, ndërsa përgjigja ka qenë e njejta të cilën ky institucion e kthen tash e disa vite.

“Pjesëmarrja në festivalin e këngës “Eurovision” është e kufizuar vetëm për Anëtarët e EBU-së ose për bashkëpuntorët e ngushtë të ftuar. Kosova nuk i plotëson kriteret për të qenë  Anëtare ose bashkëpuntore i EBU-së.” ka thënë zyrtari i lartë për komunikim me publikun Dave Godman.

Sipas Godman, për tu bërë Kosova anëtare në EBU duhet paraprakisht të bëhet anëtare e ITU-së ose Këshillit të Evropës.

Në fakt duket se arsyeja që po e mban jashtë Kosovën është krejtësisht politike, pasi EBU ka frikë që me pranimin e Kosovës mund të largohen shtetet si Serbia, Spanja apo Rusia.

Pavarësishtë pengesave RTK po bën cdo vit përpjekje për pranimin e Kosovës, e në kuadër të kësaj po bëhet edhe një fushatë lobuese nga “Eurovision Kosovo” të cilët po dërgojnë flamurin e Kosovës në çdo arenë ku po mbahet Eurovisioni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...