×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Mickey Mouse mbush 90 vjeç, ja shfaqja e tyre e parë në një film

Tuesday, 15 May 2018 17:17

Më 15 maj 1928, në një version të parë pa zë, ishte planifikuar “Plane Crazy”, i drejtuar nga Walt Disney dhe Ub Iwerks. Një film i shkurtër historik për animacionin, sepse për herë të parë u shfaqën personazhet e Mickey dhe Minnie. Duke mos gjetur një shpërndarës, filmi u shpërnda më pas në versionin me zë vetëm në mars 1929, pasi kishin dalë “Steamboat Willie”, “Topolino gaucho” dhe “I due cavalieri di Minni”. Edhe pse në fund “Steamboat Willie” i rrëmbeu titullin në lidhje me debutimin “zyrtar” të Mickey Mouse, “”Plane Crazy”, megjithatë mbeti një punë themelore.

Aq shumë saqë frymëzoi pjesën e parë të “Topolino nell’isola misteriosa”, historia e parë e animuar e Disney, i botuar në vitin 1930. Pasi u restaurua në fillim të viteve 2000, filmi i shkurtër u përfshi në disa DVD që grumbullonin episodet më të rëndësishme të serisë “Mickey Mouse”.

Walt Disney, historia e njeriut të jashtëzakonshëm që krijoi Miushin Miki

Më 8 qershor të vitit 1917 Walt Disney përfundon shkollën e mesme dhe fillon punë si karikaturist në gazetë. Nga këtu nisi historia e njeriut të jashtëzakonshëm që krijoi Miushin Miki.

Nuk ka asnjë figurë tjetër më të rëndësishme dhe influencuese në industrinë e argëtimit se themeluesi i famshëm i Disney. Gjatë 65 viteve të jetës së tij, Walt Disney i shndërroi filmat e animuar bardh e zi në një zhanër të respektuar që prodhon filma të nominuar për Çmimet Oskar.

Shumë krijime të tij, përfshirë këtu figura të famshme si Miushi Miki, Rosaku Donald apo Gufi, janë shndërruar në ikona globale, të cilët njihen menjëherë. Industria e vogël e filmave të animuar që Disney themeloi më 16 tetor të vitit 1923, tashmë vlerësohet si një industri 42 bilion dollarëshe. Megjithatë, pavarësisht famës së tij të jashtëzakonshme, Walt Disney vazhdon të jetë një figurë misterioze. Historia e jetës së tij është eklipsuar nga arritjet e mëdha të biznesit dhe është kthyer në një mit mbi të cilin janë ngritur shumë pikëpyetje.

Ai u përpoq të shkonte në luftën e parë botërore, por nuk u pranua pasi ishte nën moshë. Pas këtij refuzimi, Disney bashkohet me Kryqin e Kuq. Ai u dërgua në Francë për një vit.

Pas luftës, u kthye në Kansas dhe prej andej drejt Hollivudit. Më 18 nëntor 1932, Disney nderohet me çmimin e Akademisë së filmit për krijimin e karakterit të animuar, “Mickey Mouse”.

Walt Disney pinte shumë cigare, pa pushim. Dhjetë ditë pas ditëlindjes së 65-të, më 15 dhjetor 1966, Disney vdiq nga kanceri i mushkërive.

Thuhet se para se të vdiste ai shkroi në letër emrin e aktorit Kurt Russell – ç’donte të thoshte me këtë ka mbetur mister, madje edhe për vetë aktorin.

Një legjendë urbane thotë se Disney ruhet i ngrirë, dhe se trupi i tij mbahet diku në Disneyland, Florida, për t’u ringjallur pasi shkenca të ketë zbuluar kurën për sëmundjen e tij. “Por kjo nuk është e vërtet”, shkroi vajza e tij, Diane, në vitin 1972.

Walt Disney ishte edhe aktivist anti-komunist dhe dëshmoi në hetimet ndaj personaliteteve të ndryshëm të Hollivudit të dyshuar si komunistë gjatë viteve 1940 – ’50. FBI-ja e emëroi atë ‘agjent të posaçëm’ në Hollivud, titull që e mbajti deri në fund.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...