Fred Vergas merr çmimin ”Princesha e Asturias”

E Enjte, 24 May 2018 15:50

Shkrimtarja franceze e romaneve policeske, Fred Vargas mori sot në Spanjë çmimin prestigjioz Princesha e Asturias për Letërsinë për veprën e saj që lidh intrigën, aksionin dhe reflektimin.Shkrimtarja franceze e romaneve policeske, Fred Vargas mori sot në Spanjë çmimin prestigjioz Princesha e Asturias për Letërsinë për veprën e saj që lidh intrigën, aksionin dhe reflektimin.
“Shkrimi i saj bashkon intrigën, aksionin dhe reflektimin me një ritëm që kujton muzikalitetin karakteristik të prozës së mirë në frëngjisht”, nënvizoi juria duke gjykuar se vepra universale e Vergasit kishte mundësuar rilindjen e romanit policor.
Çmimi i fundit ”Princesha e Asturias” për Letërsinë iu dha shkrimtarit polak, Adam Zagajewski.
Mario Vargas Llosa, Paul Auster apo Philip Roth, i cili vdiq të martën, e kanë marrë gjithashtu këtë çmim.
Dhënë çdo vit që prej vitit 1981 nga fondacioni me të njëjtin emër dhe shpërndarë gjatë një ceremonie në Oviedo, në rajonin e Astuarias, çmimi ”Princesha e Asturias”, konsideruar si Nobel në botën hispanofone, u jepet personave apo institucioneve për punët e tyre me përmasa ndërkombëtare në kategori të ndryshme si artet, shkencat dhe sporti.
Çdo laureat shpërblehet me një çmim prej 50 000 eurosh.
E lindur në vitin 1957, Fred Vargas u bë shkrimtare në vitet ’80 pas studimeve në histori dhe arkeologji. Ajo njohu suskes që prej librit të parë të saj, “Les Jeux de l’Amour et de la Mort”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...