×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kineastët, kundër sportelit të Kumbaros: Nuk na paguan për të drejtën e autorit!

E mërkurë, 30 May 2018 11:01

Ministria Kumbaro bëri një ligj mizeralbël për të drejtën e autorit. Me Sportelin Unik konsumohet e drejta e autorit për të paguar një administratë të tejfryrë që është e panevojshme.

 Një nga “risitë” e ministres Kumbaro ishte edhe krijimi i Sportelit Unik për Administrimin e të Drejtës së Autorit (SUADA). Ky sportel, jo vetëm që nuk funksionon si duhet por krijon një strukturë parazite që do të mbahet nga të ardhurat e kineastëve. Kineastët e kundërshtojnë sportelin, duke pohuar se po çon drejt shkrirjes dhe Forumin për Mbrojtjen e Autorëve Audiovizualë. Sipas kineastëve, shkresat për problemet janë dërguar në Ministri të Kulturës, por ata akuzojnë ministren Kumbaro për ligjin e ri të së drejtës së autorit, që po nxjerr jashtë funksioni agjencitë. Kryetari i FMAA Esat Musilu tregon se kundërshtojnë organizimin dhe funksionimin e Sportelit Unik për Administrimin e të Drejtës së Autorit (SUADA), sepse deri tani nuk po munden të paguajnë autorët, apo dhe detyrimet e tjera që kanë me agjencinë. “Urdhri për krijimin e Sportelit Unik është dhënë dhe firmosur nga ministrja Kumbaro. Ne si FMAA e kemi kundërshtuar që në fillim. Sporteli Unik për fat të keq kështu si është ndërtuar, që në statut e ka të ligjëruar që merr përsipër të gjithë funksionet e agjencive për të drejtën e autorit. Të gjitha lidhjet, marrëveshjet dhe kontratat me përdoruesit do ti bëjë Sporteli Unik. Të gjithë të ardhurat që vijnë nga përdorimi i veprave artistike do ti mbledhë Sporteli Unik dhe kërkon ti ndajë një herë në vit për agjencitë. Po ne me FMAA si do të funksionojmë?. Sporteli Unik kërkon të hapë në 12 qarqet e vendit nga një zyrë në funksion të tij, që do të ketë dy punonjës, por pagesat e tyre si dhe shpenzimet e tjera do të jenë nga të ardhurat e agjencive. Sipas llogarive tona kërkon afërsisht mbi 30 punonjës pa llogaritur qeratë, ujë, dritat, dietat, sigurimet shoqërore etj, dhe të gjitha mbahen nga të ardhurat e agjencive”, pohon Musilu. Sipas  Musliut edhe në mbledhjen e fundit të asamblesë së FMAA-së është ngritur ky shqetësim dhe në gjendjen që ndodhen tani janë të paralizuar. “Ne si FMAA presim që Sporteli unik të na ndajë të ardhurat. I duam këto një herë në muaj, sepse me çfarë do ta mbaj agjencinë, po autorët?Ne sot jemi të paralizuar, funksioni jonë është pothuajse zero”, thotë Musliu.

 “Sporteli Unik ka marrë të gjithë kompetencat. Tani ne kemi kaluar në një eliminim total për të drejtat tona për të ndërhyrë pranë përdoruesve të filmave. Ne duam të kthehemi si më parë, QKK administron filmat e para ‘90, bëheshin kontratat me përdoruesit, nuk duam të kemi punë me Sportelin Unik. I kërkojmë ministres Kumbaro që të vendosë drejtor tjetër në Sportelin Unik, të jetë me një statut dhe rregullore tjetër jo se si është sot. Konsumohet e drejta e autorit për të paguar një administratë të tejfryrë që është e panevojshme. Të gjithë problematikat tona dhe kërkesën ia kemi çuar me shkresë Ministrisë së Kulturës”, pohon Musliu kryetari i FMAA. Sipas tij përgjegjësia për gjithë problematikën shkon te Ministria e Kulturës. “Kërkojmë urgjentisht të zgjidhet ky problem. Jemi në pritje të vendimit të ministres Kumbaro, e cila sigurisht ka përgjegjësinë për të gjithë situatën që jemi. Bëri një ligj mizeralbël për të drejtën e autorit. Struktura e Sportelit Unik duhet të rishikohet dhe të rindërtohet, ose të kthehemi si më parë për filmat”, përfundon Musliu.

Modifikuar më E mërkurë, 30 May 2018 11:07
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...