Arvanitasit dhe një shqiptar i madh si Aristidh P. Kola

E mërkurë, 30 May 2018 14:42

Një vështrim historik-folklorik-politikgjuhësor mbi arvanitasit. Libri hedh një vështrim historik, folklorik, politik dhe gjuhësor mbi lidhjet e mundshme midis arvanitasve me helenët e lashtë, dhe synon vërtetimin e çështjes nëse “arvanitasit

janë krijuesit e Greqisë së Re”. “Shumë njerëz na e kane vënë në dyshim lidhjen e drejtpërdrejtë dhe afërsinë me këtë popull të lashtë helen”, shprehet autori në parathënien e librit, ndërsa shpjegon më tej se “u dhanë shumë përgjigje nga intelektualët grekë, që ishin të detyruar t’i pranonin si greke, arvanitasit kryengritës të 1821-it dhe si rrjedhim nuk do të ishte e mundur të arsyetonin shumë gjëra si p.sh. që gjysma e tyre u shndërruan në mysilmanë gjatë pushtimit turk dhe më e rëndësishmja, që flisnin një gjuhë barbare”.

Sipas tij arvanitasit, ashtu si helenët e lashtë, shquhen se "brenda tyre ekziston një ballafaqim i barabartë dhe i vazhdueshëm i një progresiviteti dhe konservatorizmi". Libri ndahet në pesë pjesë në të cilat shpjegohet epoka historike, zbritja e arbëreshëve në Greqi, krahasimi gjuhësor greqisht-shqip, arbëreshët e neohelenizmit, vitet e para të okupacionit turk, si dhe karakteristikat dalluese të arvanitasve.

***

Vepra e Aristidh Kolës dhe thënia a Anastas Kulluriotit

Biseda qe bera me shkrimtarin dhe veprimtarin e shquar Aristidh Kola ne Athine ne vitin 1995, eshte nje deshmi e gjalle e pasionit dhe punes se tij krijuese si shkrimtar e studiues per te hulumtuar historine, gjuhen, kulturen e arvanitasve dhe per te evidentuar kontributin e tyre ne krijimin e shtetit te ri grek, ku mbi nentedhjete perqind te heronjeve kombetar te pavaresise jane arvanitas. Aristidh Kola vdiq ne menyre enigmatike, siç cileson shtypi, por e thene hapur e vrane ultranacionalistet greke me metoda te sofistikuara siç jane vrare edhe arvanites te tjere te shquar ne histori, duke filluar me Gjergj Karaiskaqin, me Teodor Kollokotronin (Bythguri) ne burgjet, ku u perplas heroi kombetar nga hierarket greke te fanatizmit nacionalist, duke vazhduar me pas me Laskarina Bubulinen, e me te zjarrtin arvanitas te Salamines, gazetarin Anastas Kullurioti e te tjere, krime te cilat historia i mban akoma ne skutat e fshehta e te errta te arkivave greke.

Ky fillim shekulli kishte ruajtur te njejtin fat edhe per ish -residentin e Arvanitasve te Greqise, Aristidh Kola, per te treguar keshtu, se edhe ne kushtet e zhvillimeve moderne, kur Greqia, e cila quan vehten pjestare te asaj bote te ndritur e te kulturuar, qe quhet Bashkimi Europian, mjerisht vazhdon edhe ne kete shekull te ri, qendrimin e paprincipte te nje shteti arrogant, qe nuk njeh asnje te drejte per minoritetet, per t’u shkolluar e ruajtur traditat e kulturen e tyre. Traditat e kulturat e minoriteteve perbejne vlera per çdo lloj shoqerie ne shtetet e zhvilluara demokratike, por natyrisht jo ne Greqine e mentalitetit mesjetar e bizantin, te cilet mjerisht kane harruar se ishin vete greket, ata qe urreheshin dhe persekutoheshin si popull nga jerarket bizantine. Greket e sotem, nderkohe qe perdorin te tere makinacionet e stilit bizantin per t'u mohuar te drejtat minoriteteve, çuditerisht, i kane si idhujt e tyre te admirueshem shtypesit e tyre te dikurshem. Te kthesh ne idhull xhelatin tend qe te ka dhunuar, perzene e shfarosur, eshte nje paradoks i çuditshem qe vetem ne Ballkan mund te ndodh. Por gjithesesi, te vine punet e gjithesesi te sperdridhen greket e politikes dhe dipllomacise se pa principte, arvanitet, arbereshet e Greqise, te steres dhe te ishujve, kurre nuk mund ta harrojne amanetin e te pavdekshmit Anastas Kullurioti, qe nga Salamina e betejave navale arvanitase, ngrinte zerin e tij: "Kombet nuk jane insekte, qe mund te heqin dore dhe te braktisin aq kollaj kombesine, gjuhen zakonet dhe traditat e tyre si gjarperinjte qe nderrojne lekuren, te mohojne eterit, memedheun dhe fisnikerine e tij, traditat e trimerise se vet, eshte anakronizem dhe e padegjuar, qe ne historine e kombeve te gjejme nje popull aq haram dhe indiferent ndaj vetvetes". Keshtu tha Anastas Kullorioti dhe nga keto mesime u udhehoq Aristidh Kola per zgjimin e ndergjegjesimin e dy milion arvanitasve te Greqise, prandaj qe te dy i vrane: Edhe mesuesin edhe dishepullin e vazhduesin e vepres se tij.

Kolec Traboini, 28 Dhjetor 2002

 

ARVANITASIT DHEARVANITASIT DHEPREJARDHJA E GREKËVE

Autori: Aristidh Kola

Përktheu: Aldior Agora

Gjinia: Histori

558 f.: me il. ,

1250 l

ISBN 99927-820-0-5

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...