Vajza shqiptare blen thikë online, Zvicra ndëshkon babanë

Hënë, 04 June 2018 15:21

Nga fundi i muajit tetor të vitit të kaluar, Dogana e Zvicrës i ka konfiskuar shtetasit shqiptar nga Kosova një pako të porositur.  Dogana i ka kërkuar të paraqiste lejen për import, të cilën i akuzuari nuk e kishte ndaj atij i është dashur të përgjigjet para Gjykatës rajonale të Aaraut.

Në momentin që gjykatësja Bettina Keller ka dashur të dijë nëse i pandehuri Blerim (emër i sajuar) e kuptonte gjuhën gjermane të Zvicrës apo ndoshta do të donte të komunikonte në gjuhën letrare gjermane, ai kërkoi t’i sigurohej një përkthyes. Por,  pas një diskutimi të shkurtër, vendosi ta provonte personalisht. Cila qe arsyeja e daljes së tij në gjyq?

Gushtin e vitit të kaluar, vajza e Blerimit kishte porositur një thikë me teh të gjatë, 8,5 cm, në Gjermani. Në fillim të tetorit, porosia erdhi por iu konfiskua nga Inspektorati doganor i Zyrihut.  Fill pas kësaj, Blerimit, i cili është i paaftë për punë për shkak të një aksidenti, në shtëpi i ka ardhur një masë ndëshkuese për dy arsye, siç shkruan “Aargauer Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.

Blerja e një thike me një teh të tillë në Zvicër është e ndaluar pa leje përkatëse. Veç kësaj, Blerimi 46-vjeçar është shtetas kosovar dhe i duhet një leje e posaçme për t’u pajisur me armë në Zvicër. Për këto dy shkelje ligjore,  prokurori i dha dënim me gjobë, të cilën Blerimi e kundërshtoi. Ndaj është dashur që ai të paraqitet para Gjykatës në Aarau. Blerimi tha se ai e kishte porositur thikën pasi ka menduar se nuk është aq e rrezikshme, për një mik të vetin në Kosovë. Por,  ai ka pohuar se nuk ka pasur qëllim të keq.

Gjykata ia ka besuar Blerimit pohimet e tij, por përsëri e ka dënuar duke e reduktuar kërkesën e prokurorit në një gjobë me kusht prej 2 mijë frangash me një afat provues prej dy vitesh. Edhe për gjobën Blerimit i eci mirë, se i duhet të paguajë 300 franga gjobë në vend të 800 frangave.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...