Nis përballja gjyqësore Haradinaj – Muhaxheri

Tuesday, 05 June 2018 11:22

Në Gjykatën Themelore në Pejë ka nisur seanca gjyqësore në të cilën kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka paditur kryetarin e komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Në sallën e gjykimit i pranishëm është vetëm avokati i Haradinajt, Arianit Koci ndërsa po mungon avokati i Muhaxherit, Besnik Berisha.

Gjyqtarja Ganimete Puka, tha se është njoftuar Berisha për arsye objektive nuk mund të jetë i pranishëm në seancë.

Haradinaj ka paditur Muhaxherin pas akuzave që ky i fundit adresoi vite më parë ndaj aktualisht numrit një të Qeverisë, se gjoja po bën para me benzinë dhe lojëra të fatit.

Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj kishte paditur Kryetarin e Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherin për shkak të deklaratave “fyese dhe shpifëse” në gazetën austriake Der Standard.

Padia ndaj kryetari të Pejës ishte bërë pas këtyre deklaratave, ku kishte akuzuar Haradinajn se “ende po bën para duke kontrolluar biznesin e naftës dhe lojërave të fatit” në Pejë, shkruan kallxo.

Si kompensim të dëmit material, kryeministri përmes padisë kërkon 250 mijë euro dëmshpërblim nga kreu i komunës së Pejës. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, sot pritet të përballen në gjyq.
Haradinaj e Muhaxheri pritet të marrin pjesë në një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore të Pejës, për padinë që shefi i ekzekutivit ka bërë për shpifje ndaj të parit të Pejës.

Seanca ishte paraparë të fillojë në orën 10, në mëngjes. Haradinaj nuk merr pjesë në seancë pasi do të përfaqësohet nga avokati i tij, Arianit Koci

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...