Eurodeputetët letër qeverive të BE-së, kërkojnë liberalizimin e vizave për Kosovën

Tuesday, 26 June 2018 17:37

Një grup eurodeputetësh iu kanë drejtuar me anë të një letre qeverive të shteteve të Bashkimit Evropian ku kërkohet ndër të tjera edhe liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. Letra është nënshkruar nga eurodeputetë që prej vitesh kanë raportuar për Ballkanin Perëndimor si Tanja Fajon, Knut Flecknestein, Eduard Kukan dhe Monica Macovi, Igor Soltes, etj. “Ne nxisim liderët evropianë të demonstrojnë angazhimin e tyre të qartë për perspektivën e gjithë rajonit, duke u dakordësuar për hapjen e negociatave me Shkupin dhe Tiranën në Këshillin Evropian më 28 dhe 29 qershor, të hapen kapituj të rinj në negociatat në vazhdim me Malin e Zi dhe Serbinë. Të zbatohet liberalizimi i vizave me Kosovën. Duhet të njihen edhe përpjekjet për reforma në Bosnje Hercegovinë në varësi të zgjedhjeve të përgjithshme të 7 tetorit. Bashkimi Evropian duhet të jetë një partner i besueshëm sepse kushtet janë përmbushur, siç Komisioni dhe Parlamenti Evropian kanë vlerësuar”.

 

 

Duke qenë eurodeputetë që kanë lidhje me përgjigjen për vendet e Ballkanit Perëndimor, ata theksojnë se zgjedhja për një jetë në paqe dhe prosperitet, udhëhequr nga shteti ligjor nga institucione efektive demokratike, bashkon qytetarët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Bosnje Hercegovina Kosova, Mali i Zi dhe Serbia e Maqedonia e Veriut, siç shkruajnë në letër eurodeputetët. “Koha është pjekur për një vendim të guximshëm që vërtet hap rrugën drejt një integrimi të suksesshëm të 6 vendeve dhe 18 milionë banorëve që jetojnë në Ballkanin Perëndimor”. Ata theksojnë se popujt e Ballkanit kanë nevojë për një shenjë të qartë që BE mbështet përpjekjet e tyre për ndërtimin e shtetit modern me institucione të pavarura, ekonomi të zhvilluar dhe shoqëri solidare. Ata nënvizojnë rrezikun e ndikimit mbi Ballkanin Perëndimor të rajoneve të tjera dhe diçka që sipas tyre nuk duhet të ndodhë.

Nënshkruesit e kësaj letre të hapur theksojnë se Evropa nuk duhet t’i zhgënjejë vendet e Ballkanit Perëndimor. Tanja Fajon, raportuese për liberalizimin e vizave për Kosovën. Knut Fleckenstein, Eduard Kukan, Monica Macovei, David Martin, Alojz Pedelle, Tonino Picula, Cristian Dan Preda lgor Soltes, raportues për Kosovën, Charles Tannock, lvo Vajgl.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...