Paralajmëron MPJ: Vulin do të arrestohet nëse hyn në Kosovë

E Enjte, 28 June 2018 11:05

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, nuk ka leje të hyjë në Kosovë për të marrë pjesë në festën e Vidovdanit. Një gjë të tillë ia ka refuzuar Ministria e Jashtme

E nëse Vulin tenton të hyjë në territorin e Kosovës ilegalisht, atëherë Policia e Kosovës do ta zbatojë ligjin.

Kështu ka shkruar në një postim në Facebook këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj.

Ai madje ka thënë se edhe partnerët ndërkombëtarë të Kosovës janë të informuar për të gjitha veprimet që do t’i ndërmarrë Kosova.

“Secili provokim që mund të bëhet, pasojat do t'i bartë Beogradi ngase provokime të tilla i bën qëllimshëm. Partnerët ndërkombëtarë janë të njoftuar për secilin veprim tonin. Përtej konspiracioneve që rëndom prodhohen, pastaj është shumë e qartë se futja ilegale e kujtdo në territorin e Kosovës, nënkupton zbatim të ligjit nga policia e Kosovës”, ka shkruar Zyberaj në Facebook.

Njësoj situata ka qenë edhe para disa muajsh kur Gjuriqit i ishte ndaluar hyrja në Kosovë. Ai kishte vendosur të hyjë ilegalisht, e më pas ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ndryshe në orët e mëngjesit forca të shumta të Policisë janë nisur për në Veriun e Mitrovicës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...