Kotzias: Marrëveshja për emrin do të miratohet

Hënë, 16 July 2018 11:05

Nuk do të ekzistojë absolutisht asnjë problem që marrëveshja për çështjen e emrit të marrë 151 vota deputetësh dhe të ratifikohet në parlamentin grek. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm Grek Nikos Kotzias, duke folur për marrëveshjen me Maqedoninë, e cila sipas tij, pa asnjë problem do të marrë dritë jeshile nga deputetët në parlamentin grek.

Kotzias një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Algemajne Cajtung theksoi se mbështetje do të ketë madje edhe nga grekët e pavarur.

“Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut, në çfarëdo rasti do të kalojë në Parlament. Por dua të sqaroj se po përpiqemi kah shumica me mbi 150 vota dhe atë do ta fitojmë. Gjithsesi se nuk jam profet, njerëz mund të vdesin, mund të ketë tërmete, por nën kushte normale nuk do të ekzistojë absolutisht as një problem që ti fitojmë këto 151 vota. Numërova sakt. Është e saktë se grekët e pavarur nuk do të votojnë si parti, por ekzistojnë deputetë të kësaj partie të cilët vlerësojnë se marrëveshja është e mirë. Përveç kësaj ekziston edhe partia Reka, ku të gjithë deputetët nuk vlerësojnë se marrëveshja është e mirë, por në çfarëdo rasti disa prej tyre po“, tha Kotzias. 

Kotzias sqaron më tej se SIRIZA numëron 145 deputetë dhe nevojiten vetëm 6 vota shtesë që të ketë shumicë të kompletuar, por edhe se në votim mund të mungojnë një pjesë e partive.

“Në votimin në parlament është e mundur që më shumë se një parti të mos merr pjesë. Për këtë arsye shumica e nevojshme atë ditë mund të jetë më e vogël se 130 vota. Gjithsesi ne për arsye politike përpiqemi që të ketë shumica me mbi 150 vota, por formalisht, në aspekt ligjor nuk jemi të detyruar ta bëjmë këtë", u shpreh diplomati grek.

Në intervistë, Kotzias i ka përmendur letrat kërcënuese, pakot me plumba, dhe me gjak që kanë arritur tek ai. Ai theksoi se edhe përkundër këtyre kërcënimeve ai personalisht do të shëtitej në rrugët e Selanikut pa rojet e tij, megjithatë rojet e tij nuk e lejojnë një gjë të tillë. Lidhur me hulumtimet e mendimit publik në Greqi dhe rezultatet ku shumica e grekëve janë kundër Marrëveshjes, Kotzias thotë se anketat e Ministrisë së Jashtme greke tregojnë një tjetër fotografi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...