Thaçi: Takimi me Vuçiqin, më i rëndi që kemi zhvilluar 6 vitet e fundit

E mërkurë, 18 July 2018 12:01

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas përfundimit të takimit të zhvilluar në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në prezencë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se ky ishte takim i vështirë.

Thaçi ka thënë se ky ishte takimi më i rëndë që kanë zhvilluar me palën serbe në gjashtë vitet e fundit.

“Sapo e mbyllëm takimin me znj. Mogherini me të cilën diskutuam për të ardhmen evropiane të Kosovës, normalizimin e raporteve dhe arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë. Marrëveshja përfundimtare duhet të jetë për fqinjësi të mirë dhe paqe e stabilitet në Ballkan dhe për tu integruar në NATO dhe BE. Pas kësaj zhvilluam takim në nivel presidentesh, ka qenë takim i shkurtë jo i lehtë, më i shkurti dhe më i rëndi nga takimet që kemi zhvilluar në gjashtë vitet e fundit”, u shpreh Thaçi.

Ai shtoi se ende sheh dritë në fund të tunelit, edhe pse sipas Thaçit do të jetë jashtëzakonisht vështirë.

“Serbia ende e sheh Kosovën pjesë të saj. Presidenti Vuçiq dhe Serbia duhet ta kuptojnë që Kosova është shtet sovran. Do të punojmë që të arrijmë marrëveshjen përfundimtare që do të jetë në të mirë të dyja vendeve, mirëpo do të kemi vështirësi edhe më të mëdha në ditët dhe muajt e ardhshëm”, tha Thaçi.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...