VIDEO/ Thaçi: Kuvendi të përfshihet drejtpërsëdrejti në dialog

Tuesday, 24 July 2018 14:39

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që Kuvendi i Kosovës të jetë i përfshirë drejtpërsëdrejti në dialogun Kosovë-Serbi.

Ai tha se vendi i GJND-së, ishte vendi shumë i rëndësishëm. “Ky vendim i GJND-ë, ci li i mbështet nga një rezolutë e OKB-së dhe i cili hapi rrugën për të filluar dialogun në mes dy shtete të pavarura Kosovës dhe Serbisë, dhe qe mbështetur nga BE e SHBA”, tha Thaçi sot në një konferencë për media, raporton RTKlive. “Ishte një përgatitje e shkëlqyer e institucioneve të Kosovës dhe konfirmim i legalitetit të pavarësisë së Kosovës. Me këtë është bërë rrumbullakimi legal i plotë i pavarësisë së Kosovës. Vendimi ishte justifikimi më i mirë i mundshëm për shtetet që deri atëherë kishin njohur pavarësinë e Kosovës. Ky vendim hapi rrugën edhe  dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Sipas tij normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të bëhet në mes të dy shteteve të pavarura sovrane dhe pastaj me anëtarësim të Kosovës, në të gjitha organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë edhe OKB-në.

Thaçi ka folur edhe për liberalizmin e vizave. “Hapat që do të jenë në të ardhmen, do të funksionalizojnë edhe liberalizmin e vizave. Edhe shtetet anëtare nuk duhet të hezitojnë në këtë proces. Ne do të realizojmë edhe kampanjën për qytetarët e Kosovës. Unë kam besim se qytetarët e Kosovës, janë të edukuar. Ne kemi pasur më shumë kritere nga të gjitha vendet e rajonit”, tha ai.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se për ndarjen të Kosovës është folur në qarqe të ndryshme.   “E kuptojë secilin preokupim të qytetarëve të Luginës së Preshevës, i kam takuar edhe ata, i kam dëgjuar edhe rrëfimet e tyre janë prekëse, ata nuk duhet të mbesin si komuniteti më i diskriminuar në Evropë”, tha ai.

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...