Tregtia e jashtme – Kosova importon dyfish më shumë nga Serbia se Shqipëria

E Enjte, 26 July 2018 08:22

Edhe për muajin qershor të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit të lartë tregtar prej 23.5 për qind, krahasuar kjo më të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Gjegjësisht në vlerë prej 268.5 milionë Eurosh, krahasuar me deficitin prej 217.4 milionë Eurosh në vitin 2017. Eksporti mbulon importin  me 12.1 për qind.  Eksporti i mallrave në muajin qershor 2018 kishte vlerën 37.1 milionë Euro, ndërsa importi 305.7 milionë Euro, që është një rënie prej (-2.8%) për eksport dhe një rritje prej 19.6 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017”, thuhet në raportin e publikuar në ASK.
Nga të dhënat vihet re se Serbia vazhdon të jetë një nga partnerët kryesore tregtar sa i përket importeve. E krahasuar me Shqipërinë, Kosova importon dyfish më shumë me shtetin serb, 12.3 për qind, ndërsa kjo përqindje me Shqipërinë qëndron në 6.7 për qind.
Ndërsa sa i përket eksporteve, Shqipëria dhe Serbia qëndrojnë pothuajse në të njëjtat nivele kundrejt Kosovës.
“Në muajin qershor 2018, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 17.4 milionë Euro, ose 47.1 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-7.6%). Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (14.4%), Serbia (13.4%), Maqedonia (11.8%), Mali i Zi (5.2%).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin qershor 2018, arritën në 80.8 milionë Euro, ose 26.4 për qind të importeve të përgjithshme, me një rritje prej (-12.8%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (12.3%), Shqipëria (6.7%), Maqedonia (4.8%) dhe B&H (2.1%)”.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 13.3 milionë Euro, ose rreth 35.9 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 15.5 për qind, ku partnerë kryesorë janë Sllovenia dhe Gjermania. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 140.2 milionë Euro, ose 45.9 për qind e importeve të përgjithshme, një rritje prej 28.2 për qind, me partnerë kryesorë Gjermaninë dhe Italinë.
Pjesën më të madhe të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre në vlerën e 27.8 për qind, ndërsa grupet kryesore të importit e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike, në vlerën e 16 për qind. Monitor

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...