Nis ceremonia mortore e Demaçit, i pranishëm edhe Meta

Saturday, 28 July 2018 09:35

Ceremonia e varrimit të veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, ka nisur me vonesë, para pak minutash.

Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës e ka sjell arkivolin e tij në Sheshin Skënderbeu, afër institucioneve qendrore, ashtu siç është e paraparë me agjendën zyrtare të ceremonisë së varrimit.

Kosova i jep sot lamtumirën veprimtarit të njohur politik dhe aktivistit për të drejtat e njeriut, Adem Demaçi, i cili vdiq të enjten në Prishtinë në moshën 82 vjeçare.
Varrimi i Demaçit, bëhet në varrezat e dëshmorëve në Prishtinë me ceremoni shtetërore.

Sipas agjendës zyrtare, në orën 08:30, Garda e Nderit e Forcës së Sigurisë së Kosovës, do ta sjellë arkivolin në sheshin "Skënderbeu" në Prishtinë, kurse në orën 9:00 do të fillojë ceremonia komemorative.

Në ketë ceremoni pritet të marrin pjesë liderët e institucioneve të Kosovës dhe ata nga rajoni. Aty pritet të flasin zyrtarët e lartë shtetëror për jetën dhe veprën e Demaçit.
Pas kësaj ceremonie në orën 11:00, kortezhi do të niset në sheshin “Ibrahim Rugova”, rruga “Agim Ramadani”, e deri tek Varrezat e Dëshmorëve, ku do të varroset Demaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte vendosur që në nderim të figurës së veprimtarit të njohur politik, Adem Demaçi, të shpallë tri ditë zie në Kosovë. [27,28,29 korrik.

Në mbledhjen komemorative që u mbajt të premten në Kuvendin e Kosovës, zyrtarët e shtetit thanë se Demaçi ishte ndër figurat më të mëdha të 100 vjetëve të fundit.

Ndërsa, i pranishëm do të jetë edhe kreu i shtetit të Shqipërisë, Ilir Meta, i cili do të mbajë dhe një fjalë rasti në ceremoninë zyrtare të lamtumirës të Adem Demaçi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...