Kufijtë, “Miku i madh i Kosovës” bëhet lobist i Serbisë pranë një zyre avokatie në Vjenë

Diel, 26 August 2018 10:49

Befasisht ai që me vite të tëra përshkruhej si «mik i madh i Kosovës» kohëve të fundit mbështet idenë e «korrigjimit të kujve» të Kosovës. Përgjigjja për këtë ndryshim radikal të qëndrimit të Wolfgang Petritschit mund të gjendet me gjasë në zyrën e avokaturës Lansky, Ganzger + Partner (LGP) në Vjenë, e cila këshillon qeverinë e Serbisë. Kjo zyrë e ka përfaqësuar Serbinë edhe në betejën kundër hyrjes së Kosovës në UEFA.

Mjafton që në Google të shkruani «Lansky» dhe «Serbien» – dhe përpara do të keni një sërë titujsh si: «Përparim falë vendimeve të guximshme», «Përparim përmes reformave», «Kryenegociatorja e Serbisë me BE-në te LGP», «Simpoziumi për Serbinë – 27 qershor 2016». Zyra e avokaturës Lansky, Ganzger + Partner (LGP) me seli në Vjenë e këshillon qeverinë e Serbisë prej disa vitesh.
Në këshillin e ekspertëve të kësaj zyre është aktiv edhe Wolfgang Petritschi, diplomat në pension i Austrisë, ish-ambasador i Vjenës në Beograd, ndërmjetësues i Bashkimit Europian në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në fund të viteve ’90, ish-Përfaqësues i Lartë i Bashkësisë Ndërkombëtare në BosnjëHercegovinë.
Petritsch është njohës i mirë i rajonit të Ballkanit, për Kosovën madje ka shkruar edhe libra. Me vite të tëra ai është përshkruar si «mik i madh i Kosovës» dhe nuk duhet dyshuar në këtë. Por, kohëve të fundit Petritsch befas është deklaruar në favor të idesë për «korrigjimin e kufijve» mes Serbisë dhe Kosovës, një eufemizëm për ndarjen e Kosovës.
Qëndrimi i Petritschit dallon nga ai i diplomatit suedez Carl Bildt, i cili po ashtu ka një përvojë të gjatë në Ballkan, dallon nga ai i shkencëtarit amerikan Daniel Serwer dhe dallon nga ai i diplomatit gjerman Wolfgang Ischinger, i cili ka qenë ndërmjetësuesi i fundit i BE-së për Kosovën para se të shpallej pavarësia.
Të gjithë këta janë deklaruar kundër skicimit të kujve të rinj në Ballkan nga frika se kjo mund të ketë pasoja për shumë shtete. Arsyen përse Wolfgang Petritsch befas përfaqëson qëndrime të kundërta me ato që ka përfaqësuar me vite kur ishte aktiv në diplomaci, me gjasë duhet kërkuar në zyrën e avokaturës Lansky, Ganzger + Partner (LGP), e cila i jep këshilla qeverisë së presidentit serb Aleksandar Vuçiq se si duhet negociuar me Bashkimin Europian. Por, këshillat nga Lansky, Ganzger + Partner (LGP) nuk kuzohen vetëm në këtë fushë. Kur Kosova në vitin 2016 u pranua në UEFA, ishte Lansky, Ganzger + Partner (LGP) që e përfaqësoi Federatën e Futbollit të Serbisë në betejë kundër Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lausanne të Zvicrës. Avokati Gabriel Lansky thoshte se «argumenti ynë kryesor (kundër pranimit të Kosovës, v.j.) është se UEFA ka shkelur statutin e vet. Mund të bëhet anëtar vetëm dikush që është anëtar i OKB-së. Kosova nuk është e tillë».
Në paraqitjet e tij të fundit publike Petritsch ka thënë se konsideron që është i nevojshëm një korrigjim i vogël i kujve mes Kosovës dhe Serbisë siç ka qenë rasti me Kosovën dhe Malin e Zi. Më konkretisht Petritsch ka thënë se «korrigjimi kozmetik» nënkupton shkëmbimin e një numri të vogël të fshatrave në rrethinën e Bujanocit dhe Mitrovicës. Kjo deklaratë konrmon pikërisht shqetësimet e politikanëve shqiptarë në Bujanoc, të cilët thonë se nëse kësaj komune i shkëputen disa fshatra në brezin kutar me Kosovën, atëherë Bujanoci nuk do të ketë më shumicë shqiptare dhe – rrjedhimisht – aty nuk do ta kenë më pushtetin shqiptarët.
Efekti do të ishte një eksod i pandalshëm drejt Kosovës. Zhurmën «patriotike» të Hashim Thaçit se Kosova do të bashkohet me Luginën e Preshevës në Bujanoc nuk e merr gati askush seriozisht. Së fundi gazeta zvicerane «Neue Zürcher Zeitung» shkruante se Wolfgang Petritsch përkrahë idenë e ndarjes së Kosovës dhe e prezantonte atë vetëm si ish-Përfaqësues të Lartë të Bashkësisë Ndërkombëtare në Bosnjë – duke heshtur mandatin e tij te zyra e avokaturës Lansky, Ganzger + Partner, e cila lobon për Serbinë. Këtë fakt e heshtte edhe Marko Prelec, një analist që ka punuar në Ballkan për Grupin Ndërkombëtar të Krizave, kur së fundi në një analizë tejet sipërfaqësore për politico.eu shkruante se Perëndimi duhet të mirëpresë ndryshimin e kufinjve.

Modifikuar më Diel, 26 August 2018 10:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...