Veseli: Vetëm zërat prorusë e proserbë po përmendin ndarjen e Kosovës

Diel, 02 September 2018 17:45

Në një debat në Mitrovicë, për fazën finale të dialogut, e ku po marrin pjesë intelektualë e qytetarë nga kjo komunë, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka përsëritur se Mitrovica do të jetë përherë e Kosovës dhe nuk do të bëhet kurrë pjesë e asnjë pazari, raporton “Zeri.info”.

Sipas Veselit, të gjithë ata që e mendojnë ndarjen e Kosovës, janë zëra prorusë e proserbë, përcjell “Zeri.info”

“Ndoshta ju ka ra rasti kohëve të fundit të dëgjoni zëra të ndryshëm që flasin se si Mitrovica mund të jetë pjesë e pazareve për shkëmbim territoresh me Serbinë. Besoni, këta zëra janë të njerëzve e qarqeve që nuk ia duan të mirën as Mitrovicës e as Kosovës. Nuk e njohin Mitrovicën, nuk e duan ose aq shumë e njohin e duan vetëm për interesa të tyre të kufizuara jo në interes të Mitrovicës, as mitrovicasve! Janë zëra që nxisin panik te qytetarët dhe në këtë mënyrë u shërbejnë qëllimeve të këqija forcave anti-Kosovë. Janë zëra prorusë, janë zëra proserbë, të mbushur plot patriotizëm. Këta zëra armiqësor duhet të ndeshen me vendosmërinë tonë të plotë. Mitrovica kurrë, ama, bash kurrë nuk do të preket. Mitrovica ka qenë dhe përgjithmonë ka për të mbetur zemra dhe krenaria e Kosovës”, ka thënë ai, transmeton “Zeri.info”.

Ai tha se ka ardhur për të takuar qytetarë të Mitrovicës për të treguar edhe njëherë vendosmërinë e tij se shteti i Kosovës do te mbrohet dhe zhvillohet me vepra dhe jo më fjalë e gënjeshtra.
Veseli ka përmendur se në këtë qytet do te ketë investime të mëdha. Në këtë drejtim ai ka përmendur një projekt të ideuar nga ai e qe parasheh investime në të dy anët e Ibrit.

Ky projekt parasheh ndërtime të larta banimi dhe biznesore e kulturore. /ZËRI/

auto_Kadri-Veseli11535886606.jpg

 

Modifikuar më Diel, 02 September 2018 17:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...