Skandaloze: Hashim Thaçi vë të birin t’i fyejë publikisht vajzën Albin Kurtit

E mërkurë, 05 September 2018 15:50

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kërkon me ngulm ndryshimin e kufijve të Kosovës pavarësisht pasojave apo qëndrimit të politikës dhe popullit kosovar.

Thaçi duket se ka degjeneruar edhe në akuza dhe fyerje personale vetëm për shkak të këtij qëllimi.

Kështu ka bërë sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ka futur në lojë edhe djalin e tij, Endrit Thaçit.

Ky i fundit publikisht sot ka fyer vajzën e Albin Kurtit.

‘...Kam durim që ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë’, shkruan djali i Hashim Thaçit në Instagram.

Djali i Thaçi këto komente i bëri pas deklaratave të Albin Kurtit, i cili sot tha se Thaçit i ka mbetur vetëm edhe djalin ta martojë me vajzën e Vuçiçit.

Endriti, ka shkruar në ‘Instagram’, se e falënderon Albin Kurtin për këtë ofertë, mirëpo ai do ta presë vajzën e Kurtit për martesë deri sa të rritet.

Por që kjo të ndodhë Endriti i Thaçit i ka disa kushte. Thotë se vajza e Albinit duhet që çështje primare ta ketë identitetin kombëtar.

‘Faleminderit për ofertën tënde Albin. Kam durim që ta pres çikën tënde të rritet dhe të flasim për fatin tonë, por e kam një problem...

Ajo duhet të ketë çështje primare identitetin, kombin shqiptar dhe jo atë malazez’.

‘E kuptoj që origjina nuk harrohet dhe nuk mund ta kuptoj gjuhën tuaj Kurtoviçi nga Vlladimiri’, ka shkruar djali i presidentit Thaçi, Endriti.

Këtë sulm djali i Thaçit e ka bërë pasi Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në tryezën për diskutimin mbi kufirin në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se shkuarja e Thaçit në Bruksel është sulm mbi demokracinë e vendit.

Madje, ai në formë ironie tha se ka mbetur që vetëm edhe djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiçit dhe të kthehemi tamam sikur në mesjetë.

‘Presidenti që gjashtë vjet duke dialoguar me Serbinë, mirëpo pa sukses. As nuk u shpërbënë strukturat e Serbisë, as nuk u kthyen të pagjeturit e as për dëme të luftës nuk është bërë asgjë. Pas negociatave të pasuksesshme, Presidenti po pretendon që ka shkop magjik dhe të zgjidh problemin.

Thaçi dhe Vuçiç po e trajtojnë  shtetin e Kosovës po si shtetin e tyre,popullin si familje të tyre që shtypin dhe territorin si tokën private.

Dhe këta të dy autokratë, po merren vesh në mënyrë feudale na kanë kthyer në mesjetë. Veç ka mbetur që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit dhe të kthemi si përpara, në mesjetë.  Shkuarja e Thaçit pa mandat është sulm mbi demokracinë dhe Republikën tonë’, ka thënë Kurti.

e th

Modifikuar më E mërkurë, 05 September 2018 15:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...