Deputeti gjerman dhe zëdhënës i grupit parlamentar CDU-CSU Hardt: Ndërprerja e dialogut nuk habit

E Enjte, 13 September 2018 07:22

Jürgen Hardt, zëdhënës i grupit parlamentar CDU-CSU për çështje të jashtme, mendon se kompromisi mes Kosoves dhe Serbise duhet të pasqyrojë shoqëritë në Ballkan

DW: Bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës janë ndërprerë. Cili është komenti juaj?
Hardt: Nuk çuditem që u ndërprenë bisedimet për ndryshimin e territoreve. U bë gjithnjë e më e qartë se presidentetët Vuçiq dhe Thaçi nuk kishin mbështetje në popull. Mendoj se ata që bejne propozime te tilla ndoshta kane qellime te mira, por ata zgjojnë në popull disa pritshmeri që në fund do të mbeten te paplotesuara. Kjo nuk e zvogëlon por e rrit e numrin e problemeve. Prandaj mendoj se vendet e Ballkanit Perëndimor, me mbështetjen tonë, duhet të gjejnë një zgjidhje ku pluralizmi, fetë dhe kulturat e ndryshme, të gjejnë pasqyrim në parlamentet e secilit vend dhe jo duke ndryshuar kufij.
DW: Mendoni se qeveria gjermane duhej të kishte bërë më shumë në Ballkan vitet e fundit?
Hardt: Gjermania dhe parlamenti gjerman janë angazahuar në mënyrë të veçantë si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë. Këtë politikë duhet ta vazhdojmë edhe në të ardhmen. Gjermanët gëzojnë repsekt në rajon, por në fund do të jenë popujt në rajon që do të gjejnë rrugën e  tyre drejt paqes. Mendoj se kjo është edhe dëshira e rinisë së atjeshme. Ajo nuk ka dëshirë të vazhdojë debatin dhe konfliktin e gjyshërve. Ajo dëshiron të orientohet nga e ardhmja.
DW: Ku e shikoni ju këtë të ardhme?
Sipas meje e ardhmja për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, në planin afatgjatë, është pranë BE-së, pra, anëtarësim. Me disa vende ky proces ka filluar, kriteret janë të rrepta. Por çdo i ri në Ballkan duhet ta dijë se ai dhe fëmijët e tij kanë një të ardhme në krah të BE-së. DW

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...