Veseli kundërshton idenë për ndryshim të kufijtë

E Enjte, 13 September 2018 17:41

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se kundërshtimi i kancelares gjermane, Angela Merkel, për idenë e shkëmbimit të territoreve dhe ndryshimit të kufijve duhet të dëgjohet më mirë në Beograd , përderisa theksoi se në Prishtinë janë të mirëkuptuara plotësisht.

Në një intervistë për DË ai ka kundërshtuar idenë e lëvizjes së kufijve, ndërkohë sa i përket dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka thënë se duhet të përfundojë me njohje reciproke.

“Nga dialogu presim njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Republikës së Kosovës, me integritetin e vet. Presin një fqinjësi të mirë. E kaluara nuk ka qenë e mirë në mes të shqiptarëve dhe serbëve. Ne duhet të shikojmë nga e ardhmja. Edhe në të njëjtën kohë jam shumë i bindur se mesazhet e kancelares Merkel si kancerale duhet të dëgjohen më mirë edhe  në Beograd, përderisa në Prishtinë janë të mirëkuptuara plotësisht”, ka thënë Veseli.

Veseli ka thënë se nuk do të ketë as ndryshim të kufijve e as shkëmbim territoresh, dhe se dialogu ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke. “ Nuk do të ketë ndryshim kufijsh ose shkëmbim territoresh. Do të ketë njohje të shtetit të pavarur të Republikës së Kosovës. Do të ketë sovranitet të plotë. Nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive që e cenon rolin kushtetues të shtetit tonë”, ka deklaruar ai.

I pyetur rreth deklaratave të bëra nga presidenti i Serbisë gjatë vizitës së tij në Kosovë, Veseli thotë se Vuçiç është i mirë kur flet për paqen, megjithatë sipas Veselit promovimi i Sllobodan Millosheviqit nuk i bënë nderë. “Është simpatik presidenti I Serbisë, Vucic. Deklaratat e tij kur flet për paqe janë të mira, por në momentin kur e promovon Millosheviqin , është diçka që nuk i bënë nderë as atij. Ne e respektojmë shtetin serb. Ne jemi të interesuar, dhe do të jemi edhe më të zëshëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës që t’iu respektohen të drejtat e tyre të avancohen për aq sa I kanë edhe të drejta serbët në Kosovë” deklaron kreu i Kuvendit.

Veseli ka folur edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për të cilët thotë se shteti serb duhet të angazhohet më shumë për të siguruar jetë të dinjitetshme për ta. “Është një nga pjesët e dhembjes tonë. Ne do të jemi me ta, pa i ngritur shpresat e tyre në mënyrën që të abuzojmë me një gjendje reale të tyre. Nëse Vucic vërtet mendon të integrohet në BE, ai duhet që qytetarët  shqiptar duhet t’i trajtojë në mënyrë të dinjitetshëm. Banorët e Luginës së Preshevës janë shqiptarë. Janë krenar. Ne do të jemi gjithmonë me ta. Ata asnjëherë nuk duhet të heqin dorë nga ëndrrat e tyre”, ka përfunduar Veseli.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...