Këmbanat bien për viktimat që humbën jetën në Urën Morandi, edhe për shqiptarët

Premte, 14 September 2018 11:51

Sot në orën 11.36 minuta sirenat e portit të Genovas dhe të gjithë këmbanat e qytetin do të ushtojë për një minutë, në nderim të 43 viktimave të shëmbjes së urës Morandi. 

Mbushen sot plot një muaj nga kjo tragjedi që troditi Italinë por dhe Shqipërinë pasi mes 43 viktimave ishin dhe dy të rinj emigrantë shqiptarë Marjus Djerri 22 vjec e Admir Bukrina 32 vjeç.

Ata po udhëtonin drejt vendit të punës, kur së bashku me automjetin e tyre u përpinë nga gërmadhat e urës Morandi, të cilët e pëshkonin disa herë në ditë së bashku me mijëra e mijëra qytetarë të tjerë. 

Sot një muaj pas kësaj ngjarje, qyteti i Genovas ndalet për të nderuar kujtimin e viktimave, me një ceremoni të thjeshtë ku marrin pjesë familjarë e miq të 43 pesonave që humbën jetën. 

Prokuroria e Genovas ka vënë në hetim 20 persona të akuzuar për vrasje të shumifishtë e të qëllimshme, ndërkohë mbeten të hapuara polemikat politike mbi një tragjedi që mund të evitohej. 

Qindra banorë të 11 pallatave pranë zonës së tragjedisë janë evakuar nga shtëpitë e tyre mes tyre dhe rreth 20 familje shqiptare. 

Shumica e tyre janë strehuar në banesat e reja të vëna në dispozicion nga shteti e të tjerët presin të strehohen së shpejti. 

Një muaj nga kjo tragjedi ajo c'ka mbetet nga ura Morandi vazhdon të qëndroj në këmbë e të tremb. 

Shumë shpejt pritet që me një plan të posaçëm duke përdorur mikro eksploziv e mjete të rënda, të rrëzohen dy këmbët e mbetura të urës, për t'ja lënë vendin ndërtimit të urës së re, kaq e domosdoshme për transportin dhe ekonominë e qytetit. 

Arkitekti i njohur italian Renzo Piano ka dhuruar projektin e ri të rindërtimit të saj mbi të cilën do të ndriçojnë 43 shtylla elektrike që me dritat e ndezuar do të krijojnë një velë ndriçuese në kujtim të 43 viktimave të kësaj tragjedie.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...