Liberalizimi i vizave për Kosovën, deputetët e këtyre vendeve votuan kundër

Premte, 14 September 2018 19:19

Parlamenti Europian i hapi rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë në zonën Shengen. Një vendim i vonuar ky për banorët e Kosovës, të cilës kishin mbetur të vetmit në Europë që nuk mund të lëviznin lirshëm në pjesën tjetër të kontinentit. Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka zbardhur edhe mënyrën se si kanë votuar eurodeputetët në sallë.

Sipas Selimit, deputetët e Greqisë, Francës dhe Holandës kanë qenë në shumicë kundër heqjes së vizave për Prishtinën, ndërsa në favor kanë votuar deputetët nga Sllovakia dhe Rumania, ndërkohë që spanjollët nuk kanë votuar.

“Në Parlamentin Europian ku u miratua dje liberalizimi i vizave për Kosovën, këto shtete kishin shumicën e deputetëve që votuan kundër: Qipro, Greqia, Franca dhe Hollanda. Votë shumë pozitive nga Sllovakia dhe Rumania me 90% mbështetje. Deputetët spanjollë nuk votuan fare”, shkruan Selimi. Ndonëse vota kundër e francezëve dhe holandezëve mund të justifikohet prej tyre me staktësinë e tepruar që ata kërkojnë prej shqiptarëve në përmbushjen e kritereve, rasti i deputetëve grekë nuk ka një shpjegim konkret përveç faktit që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. Greqia nuk është shtet që rrezikon nga ndonjë rritje e numrit të emigrantëve kosovarë. Ndërkohë, deputetët e dy shteteve të tjera që nuk e kanë njohur Kosovën, Sllovakia dhe Rumania, kanë votuar në shumicë pro liberalizimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...