Ujmani nuk duhet të jetë në tavolinën e negociatave në Bruksel, është i Kosovës

Saturday, 15 September 2018 13:14

Arbëror Prekazi, ish drejtor i Njësisë Afariste Uji dhe Centrali Elektrik në Ibër Lepenc, tashmë pensionist thotë se liqeni i Ujmanit është një aset me rëndësi pasi është i Kosovës dhe nuk duhet të diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.

Prekazi thotë se liqeni i Ujmanit dhe të gjitha ndërtimet që janë bërë në Zubin Potok janë  pronë e Ibër Lepencit dhe për këtë, sipas tij, ekzistojnë dokumente.

“Liqeni i Ujmanit është ndërtuar në mes viteve ‘70-80-ta, dhe është ndërtuar në Kosovë. Më e mira është që fare mos të diskutohet. Ky është një aset me rëndësi, është aset i Kosovës. Dhe atje ku është ndërtuar penda, e të gjitha këto janë pronë e Ibër Lepencit, pronë e Kosovës, pronë e qeverisë, sepse Ibër Lepenci është ndërmarrje publike. Është pronë e qeverisë dhe për atë ekzistojnë dokumente që ajo pronë është e shpronësuar, pronë e sistemit të Ibër Lepencit. Më e mira kish me qenë që fare mos të takohet në tryezën e bisedimeve”, tha Prekazi në një intervistë për Telegrafin.

Ujmani është akumuluesi më i madh në Kosovë, me kapacitet maksimal 375 milionë metra kub ujë, ndërsa kapaciteti i shfrytëzueshëm është diku rreth 350 milionë metra kub ujë.

Sipërfaqja e gjithmbarshme e liqenit të Ujmanit është 11.9 km katrorë, ku  9.2 km katrorë i takojnë Kosovës dhe 2.7 km katrorë Serbisë.

“Rëndësia është shumë e madhe për Kosovën duke pas parasysh që uji nga akumulimi Ujman, nëpërmjet kanalit Pridvoricë- Obiliq,  furnizon pjesën qendrore të Kosovës me ujë të papërpunuar. Ujmani është akumulimi më i madh në Kosovë" tregon Prekazi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...