Thaçi: Korrigjimi i kufijve, zgjidhja e vetme

Tuesday, 18 September 2018 12:38

Presidenti, Hashim Thaçi, nuk tërhiqet nga propozimi i tij për korrigjim të kufijve me Serbinë.

Në një konferencëtë posaçme për mediat, Kreu i Shtetit të Kosovës deklaroi prerazi se Serbinë nuk mund ta detyrojnë të njohë Kosovën dhe se zgjidhja vjen vetëm përmes një kompromisi mes dy shteteve.

Thaçi: Marrëveshje mund të arrihet vetëm nëse palët bëjnë kompromis. Dikush mund të thotë se Kosova ka bërë kompromise mjaftueshëm, pajtohem.Të tjerë thonë se Serbia duhet ta njohë Kosovën, pajtohem menjëherë plotësisht. Por sot një gjë të tillë Serbia nuk po e bën. Për fat të keq me gjithë përpjekjet maksimale, Serbinë nuk po mund ta bindin ta njohë Kosovën as BE dhe asnjë shtet anëtar i BE veç e veç dhe as SHBA. 

Dikush mendon se Rusia do të heqë veton për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, as kjo nuk po ndodh dhe as shoh përpjekje që dikush mund ta bindë. Heqja e vetos ruse nga KS nuk mund të ndodhë pa një marrëveshje Kosovë-Serbi. Për të arritur këtë qëllim kam propozuar obsionin e korrigjimit të kufirit me Serbinë.

Korrigjimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavaruara i hap rrugën prespektivës europiane të Kosovës, tha presidenti Thaçi.

"Marrëveshje e korrigjimit paqësor të kufirit me Serbinë Kosovës i siguron njohjen nga Serbia dhe bashkangjitjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit" shtoi ai.

Thaçi tha se nuk do të ketë korrigjim të kufirit sa i përket vijave etnike.

"Sa i takon kutisë së Pandorës, këto ditë është folur me pasion. Dua të theksoj se korrigjimi i kufirit, nëse arrihet, mund të përdoret si precedent pozitiv në të ardhmen. Vetëm marrëveshjet paqësore mund gë kenë sukses, koha e luftrave ka mbaruar".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...