“SHBA-ja, pa vulën e vet, nuk e pranon asnjë zgjidhje Kosovë-Serbi”

Diel, 23 September 2018 16:57

SHBA-ja nuk do të pranojë asnjë zgjidhje që nuk e ka vulën e saj, pohon gazetari nga Serbia Momçilo Panteliq, përderisa kolegu i tij Milan Mishiq, ish-korrespondent nga Washingtoni, përkundër mesazhit se SHBA-ja do të pranojë çdo marrëveshje të arritur ndërmjet Kosovës e Serbisë, shtron pyetjen nëse këto dy vende fare dhe mund të pajtohen rreth ndonjë marrëveshjeje.

Mishiqi, siç përcjell FoNet, ka thënë se në Shtëpinë e Bardhë kanë ndryshuar njerëzit që janë marrë me këtë pjesë të botës, transmeton Koha.net.

Sipas vlerësimit të tij, përkundër faktit se për zgjidhjen e mundshme të kontestit Kosovë – Serbi, flitet më ndryshe, nuk ka ndryshuar qëndrimi i SHBA-së.

Ai ka tërhequr vërejtjen se Ballkani gjithsesi nuk është në fokusin primar amerikan marrë para sysh shumësinë e problemeve me të cilët ballafaqohet sot Donald Trump.

“Nga ana tjetër, ne po hetojmë një përpjekje që vjen nga ambasada amerikane që të zbutet antiamerikanizmi që ekziston në Serbi”, ka thënë Mishqi duke analizuar raportet aktuale ndërmjet SHBA-së e Serbisë.

"Nëse SHBA-ja thotë se nuk e pengon ndryshimi i kufijve, pse s’e ka thënë këtë deri më tash”, thotë Panteliqi duke shtuar se edhe pse e merr me rezervë të madhe, këtë e sheh si ndryshim të madh.

Sipas fjalëve të tij, nga këshilltarët për siguri kombëtare nga John Boltoni e deri te senatori Ron Johnston është qëndrimi se "nuk kemi asgjë kundër marrëveshjes por do të shohim nëse ajo, marrëveshja, iu përgjigjet rrethanave të gjera në Ballkan dhe në rajon”.

"Amerikës i pengon pse deri vonë ka qenë një tollovi e madhe pa të. E pengon pse ndikimi rus është i madh këtu, ndërsa e pengon edhe përtimi kinez, sidomos ai ekonomik”, thotë Panteliq.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...