Mesazhi i Albright: Krijimi i shteteve etnikisht të pastra, gabim shumë i madh

Tuesday, 25 September 2018 17:25

Ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një nga mbështetëset më të mëdha të shtetit të Kosovës, Madeleine Albright, ka folur në një intervistë për një medium spanjoll ‘Elmundo.es’ pas publikimi të librit të saj në të cilin flet për fashizmin si mënyrë për të arritur pushtetin dhe ndarjen e shoqërive.

Media spanjolle në hyrje të shkrimit ka folur për ndërlidhjen që Albright ka me shtetin e Kosovës. “Promotore të bombardimeve të NATO-së”, kështu është cilësuar Madeleine Albright nga ‘Elmundo’,.

Në këtë intervistë ajo ka folur edhe rastin e Katalunisë, duke thënë se ajo çfarë po ndodh ndërmjet Spanjës dhe Katalunisë, është diçka që është parë me shpërbërjen  Jugosllavisë. Albright teksa ka folur edhe për ndarjen e shteteve në vija etnike, ka thënë se një gjë e tillë është një gabim shumë i madh.

“Ideja për krijimin e shteteve me popullsi homogjene është gabim. Është një gabim dhe unë insistoj në këtë”, ka thënë Albright transmeton Gazeta Express.

Sipas saj shoqëritë multietnike janë më të qëndrueshme. Këto deklarata të Albright vijnë në një kohë kur në Kosovë po diskutohet ideja për lëvizje të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bashkimit të Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.

Një nismë e tillë është cilësuar si tentim për të krijuar shtetet etnikisht të pastra, dhe është kundërshtuar ashpër nga perëndimi dhe shumë ish-diplomatë të Bashkimit Evropian.

Modifikuar më Tuesday, 25 September 2018 17:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...