Arrestohet një tjetër deputet shqiptar, ja për kë bëhet fjalë

E Enjte, 27 September 2018 18:40

Me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është arrestuar ditën e sotme deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj në Kosovë, për shkak të kanosjes ndaj ish-prokurorit special të Kosovës, Elez Blakaj, që po hetonte rastin e listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore Ekrem Lutfiu. “Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës është ndaluar për shkal të veprës penale të kanosjes për 48 orë”, ka njoftuar Lutfiu. Deputeti i Kuvendit të Kosovës Shkumbin Demaliaj kishte bërë reagime të ashpra ndaj Elez Blakajt duke e quajtur “bir kudre dhe idiot”. Deputeti i AAK-së ka thënë se nëse Blakaj nuk ndiqet nga shteti i Kosovës, këtë do ta bëjë ai dhe familja e tij. “Ai është një idiot, një bir kudre, unë do ta ndjek privatisht me familjen time në qoftë se shteti i Kosovës nuk bën asgjë rreth hetimit të këtij prokurori”, tha Demaliaj në një paraqitje në televizionin publik.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...