"Korrigjimi i kufijve" përplas Thaçin me ndërkombëtarët

E Enjte, 25 October 2018 09:11

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk po zmbrapset nga ideja e tij për “korrigjim të kufijve” me Serbinë, pavarësisht se një gjë të tillë e kanë kundërshtuar tashmë edhe shumë shtete mike të Kosovës, duke përfshirë edhe Gjermaninë, shkruan Gazeta "Zëri".

Thaçi nuk heziton të reagojë ashpër kundër kujtdo që e kundërshton prekjen e kufijve. Madje para dy dite Thaçi pati një përplasje me deputetin gjerman nga partia e kancelares Angela Merkel, Peter Beyer, i cili ia bëri të qartë presidentit Hashim Thaçi qëndrimin e Berlinit kundër ndryshimit të kufijve. Beyer ka thënë se kjo ide është e rrezikshme dhe se Thaçi e di mirë qëndrimin e Gjermanisë. Mirëpo këtë deklaratë presidenti Thaçi e ka injoruar duke thënë se, “unë jam presidenti dhe unë vendosi”.

 

Ndërkohë deputetë të Kuvendit të Kosovës thonë se insistimi antikushtetues i Thaçit për korrigjimin e kufirit i ka dëmtuar përpjekjet e Kosovës për dy dekada për të ndërtuar një shtet ku qytetarët e të gjitha komuniteteve ndihen të sigurt për të ardhmen e tyre. Ndërsa njohës të çështjeve politike të vendit konsiderojnë që nëse Thaçi vazhdon me këtë arrogancë ndaj miqve ndërkombëtarë Kosova rrezikon që të humbë edhe përkrahjen e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...