Zbuloi sekretin qe fundoste Shqiperine, ministri Kotzias rrezikon ‘koken’

Tuesday, 06 November 2018 11:51

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias pas shkarkimit rrezikon akoma edhe më shumë për shkak të marrëveshjes për kufirin detar me Shqipërinë. Kotzias i cili pasi dha dorëheqjen pas përplasjeve që pati me ministrin e Mbrojtjes, Panos Kammenos, tregoi me mburrje se kishte arritur që ti ‘kafshonte’ Shqipërisë një territor detar, sa sipërfaqja e krahinës së Thesprotisë.

Sipas medias greke, Nikos Kotzias, akuzohet se ka nxjerrë sekretin shtetëror me deklaratën e tij se ‘Greqia do të zgjerohej me 12 milje detare’, dhe si pasojë ka ekspozuar vendin. Këto media japin edhe detaje. Me urdhër të Prokurorit të Gjykatës Supreme, do të kryhet një hetim nga Prokurori Anti-Korrupsion për deklaratat e ish-ministrit. Por përveç hetimit për nxjerrje të sekretit shtetëror në lidhje me deklaratat për zgjerimin në 12 milje, pjesë e hetimit do të jenë edhe akuzat për përfitimin e fondeve, nga George Soros.

Sipas asaj që shkruhen në median greke, Kotzias, rrezikon në total deri në 13 vite burg pasi ka shkelur nenet 141 dhe 146 të Kodit Penal që kanë të bëjnë me dënimin për ata persona, që kanë vënë në rrezik marrëdhëniet e shtetit grek me një shtet tjetër por dhe e kanë ekspozuar ndaj një hakmarrjeje të mundshme (Turqia), si dhe nxjerrjen e dokumenteve apo sekreteve shtetërore, që duhet të mbahen konfidenciale.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...