Xhaferi cakton datën, Maqedonia në zgjedhje presidenciale

Premte, 08 February 2019 19:03

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi shpalli sot zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen me 21 prill në raundin e parë, ndërsa i dyti është vendosur me 5 maj.

“I bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të sillen ashtu sic do ligji dhe normat ligjore. Qytetarët të nderuar unë jam i bindur se të gjithë palët e përfshira do të jenë të përgjegjshme për të organizuar zgjedhje të lira dhe demokratike”, tha ai.

Kryeministri Zoran Zaev së fundi ka deklaruar se mbështet idenë për kandidat të përbashkët. Kongresi i LSDM-së është caktuar për 3 mars, ndërsa në garë për kandidat partiak mbeten katër emrat për të cilët aktualisht janë duke u zhvilluar anketa të brendshme, Oliver Spasovski, Stevo Pendarovski, Nikolla Dimitrov dhe Radmilla Shekerinska, shkruan Alsat.

Në rast se shumica parlamentare nuk arrin marrëveshje për kandidat të përbashkët, LSDM-ja do të garojë me kandidat partiak i cili do të mbështetet edhe nga PDSH-ja.

BDI do të garojë e vetme, kurse Besa e Bilall Kasamit insiston në kandidat të përbashkët me Aleancën për Shqiptarët, ndërsa Besa e Afrim Gashit akoma shqyrton modalitetet. VMRO-ja opozitare para disa ditëve publikoi emrat e kandidatëve për president, në listë janë emrat e: Nikita Shektukovski, Gjorgi Manaskov, Vasko Kostov, Vllatko Gjorçev, Gordana Siljanovska-Davçeva, Filip Petrovski, Ilija dimovski, Goran Angellov dhe Sasho Kutlleshoski.

Nëntë kandidatët e paraqitur në konkursin e VMRO-DPMNE-së për president, kanë filluar me promovimin e programeve të tyre para qytetarëve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...