Thaçi dhe Vuçiç, sërish unifikim deklaratash me një ditë diferencë

Premte, 01 Mars 2019 16:44

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, flamurtari i procesit të shkëmbimit të territoreve me Serbinë, po merr flamurin e kundërshtarit themelor të kësaj ideje. Por në fakt, ai edhe në këtë proces është i vonuar e flet si gjithmonë, një ditë pasi Vuçiçi nga Serbia përcakton vijën e sjelljes. Dje në Medvegjë, presidenti serb Vuçiç dhe kryeministrja Brnabiç, veç e veç e dënuan me vdekje pazarin e shkëmbimit të territoreve. Vuçiq tha se po kthen një përgjigje finale dhe nga Medvegja deklaroi se “ky qytet do të mbetet në Serbi së bashku me Banjën e Sijarinës. Mos u shqetësoni për deklarimet e Prishtinës, janë thjesht kërcënime”. Kurse kryeministrja Ana Brnabic ishte edhe më eksplicite: “Deklarimet e Thaçit se Lugina e Preshevës do t’i bashkohet Kosovës mund të jetë vetëm një ëndërr. U bëj thirrje institucioneve në Prishtinë t’i kthehen realitetit. Të mos i ngrenë barrierat dhe t’i kthehen dialogut”, tha ajo.
Pasi kjo lojë duket e destinuar të dështojë, me sa duket ngaqë sponsorët ndërkombëtarë të saj kanë hequr dorë, presidenti Hashim Thaçi e harron gjithë historikun 6-mujor të deklaratave të tij dhe nga “samiti” me Edi Ramën thotë: “Kërkohet nga ju zgjim që t’i ndërpreni këto ide që nuk janë në interes të kombit. Shkëmbimi i territorit kurrë nuk do të ndodhë…. Ndarja e Kosovës, pa shkelur mbi trupin tim, nuk guxon askush ta prekë një milimetër të Kosovës”.
Me sa duket ashtu do të ndodhë dhe shkëmbim territoresh s’ka për të patur, por duhet patur parasysh, se ndryshimin e qëndrimeve, Thaçi e mori një ditë pas Vuçiçit, e jo si në rastin e hedhjes së idesë për shkëmbimin e territoreve, që e artikuloi disa ditë para kryeministrit të Serbisë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...