Goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës/ Tre shqiptarë arrestohen në Gjermani me 2.2 mln euro marijuanë. Si bëhej trafiku

E mërkurë, 08 May 2019 21:49

Policia gjermane në Dresden ka arritur të godasë një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës. Policia ka arritur të sekuestrojë 220 kg marijuanë me një qarkullim prej 2.2 milion euro, bëri me dije prokurori publik dhe zyra e hetimit doganor në Dresden.

Ata gjithashtu kapën edhe 35,000 euro para të gatshme, një makinë dhe një kamion.

Gjykata e Rrethit Dresden lëshoi ​​urdhër-arreste për gjashtë burra midis moshës 22 dhe 45 vjeç duke urdhëruar paraburgimin e tyre, tre prej të cilëve shqiptarë, ndërsa të tjerët turq, spanjoll dhe gjerman.

Hetimet ndaj grupit kanë nisur në qershor të vitit 2018, pas dyshimeve se përdornin kamionët për të transportuar marijuanën nga Spanja për në Gjermani, duke e rishitur në tregun me pakicë në disa shtete gjermane.

Në rastin e fundit, siç bëjnë me dije mediat gjermane, droga ishte fshehur në një kamion cisternë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...