‘Mezi mbijetuam…’, Daçiç i shpëton sulmit terrorist

E Enjte, 23 May 2019 09:10

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç i ka shpëtuar paq një sulmi terrorist në një vizitë në Somali. Ky sulm ka lënë të vdekur të paktën 9 persona  ndërsa ka edhe shumë plagosur.

Mes të plagosurve është edhe ish-ministri i Jashtëm somalez, Hussein Elaba Fahia, i cili ishte gjithashtu këshilltar i presidentit aktual të Somalisë.

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç ishte në një takim me presidentin somalez, Muhamed Abdullahi Muhammed  në pallatin presidencial në Mogadishu ditën e djeshme, kur një makinë plot eksploziv shpërtheu përpara rezidencës.

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ministri serb, i cili shkruan se mezi i ka shpëtuar sulmit terrorist në Somali. “Ne (këtu në Somali) mezi mbijetuam . Një makinë bombë përpara pallatit presidencial ndërsa ishim në takim. Ka të vdekur në sulm”, thotë Daçiç.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

LSI: Tryezë politike para 18 tetorit, mund të prodhojë edhe dorëheqjen e Ramës!

Politikë

LSI: Tryezë politike para 18 tetorit, mund të prodhojë edhe dorëheqjen e Ramës!

Teksa kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi foli dje për një platformë të PD-së prej 5 pikash për zgjidhjen e krizës, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari tha se ajo...

Vdesin dy pacientë brenda javës në spital, ja pse akuzohet doktori mik me Taulant Ballën

Aktualitet

Vdesin dy pacientë brenda javës në spital, ja pse akuzohet doktori mik me Taulant Ballën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Spitalin e Përrenjasit, ku mësohet se dy të sëmurë kanë ndërruar jetë nga ilaçet e skaduara. Denoncimin e ka bërë publik një qytetar që...

VIDEO/ Dalin pamje, si u ndoq dhe u ekzekutua ish-polici Malko

Aktualitet

VIDEO/ Dalin pamje, si u ndoq dhe u ekzekutua ish-polici Malko

Dalin pamjet e ndjekjes së makinës së Santiago Malkos nga atentatorët, pak sekonda para ekzekutimit. 26-vjeçari u qëllua me breshëri nga xhami i pasëm i një Mercedes-Benz, që e ndiqte në...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!