Policia godet rrjetin italo-shqiptar të drogës

Premte, 31 May 2019 19:30

Policia italiane tha se goditi një rrjet shqiptaro italian të dyshuar për trafikim të sasive të mëdha të marijuanës nga Shqipëria drejt Italisë.

Sipas Policisë italiane, katër shqiptarë dhe një italian u arrestuan në Firence, Siena, Brindizi dhe Vlorë ndërkohë që gjatë procesit hetimor është bllokuar mbi gjysëm tonë marijuanë, raporton Zëri i Amerikës.

Grupi kriminal është hetuar, sipas policisë italiane, për importimin, transportimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të marijuanës nga brigjet e Shqipërisë në ato të Pulias. Trafiku realizohej përmes mjeteve të shpejta detare që niseshin nga Vlora. Po sipas burimeve policore italiane, sasitë e mëdha të narkotikëve dërgoheshin më pas nga rajoni i Pulias në Italinë Jugore në disa nga qytetet kryesore italiane, të njohura për tregun kriminal të marijuanës.

Policia shqiptare nuk ka dhënë hollësi për personin e arrestuar në Vlorë për llogari të drejtësisë italiane. Italia vijon të mbetet destinacioni kryesor i sasive të marijuanës së kultivuar në Shqipëri. Megjithë përpjekjet e policisë shqiptare, dukuria e kultivimit të marijuanës nuk është ndaluar në disa zona në Shqipëri.

Ditët e fundit kanë nisur të zbulohen vatrat e para të mbjella me marijuanë, ndërkohë që të dhënat nga terreni flasin se edhe këtë vit ka tendenca të mëdha të kultivimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...