Qytetarët e Kosovës nuk harrojnë mikun Clinton, puthje e përqafime në rrugët e Prishtinës

E mërkurë, 12 June 2019 08:42

Ndërsa po qëndron në Kosovë për festimet e 20-vjetorit të bombardimeve të NATO-s, Presidenti amerikan, Bill Clinton, ka pasur kontakt me disa qytetarë në rrugët e Prishtinës.

Clinton ka marrë shumë përqafime nga kosovarët.

Sekretari i Clintonit, Angel Urena ka publikuar edhe një video në të cilën dëshmohet edhe një herë dashuria e madhe ndaj Clintonit dhe Shteteve të Bashkuar nga qytetarët e Kosovës.

Në videon e tij shihen shumë qytetarët duke përshëndetur Bill Clinton e aty është edhe një i moshuar me plis, i cili e përqafon me shumë entuziazëm ish-presidentin.

Ish presidenti Clinton dhe ish sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, po qëndrojnë në Kosovë për të marrë pjesë në veprimtaritë me të cilat pritet të shënohet 20 vjetori i hyrjes së trupave të NATO-s, që i dhanë fund luftës gati dyvjeçare dhe administrimit serb të Kosovës.

Roli i të dy zyrtarëve amerikanë vlerësohet vendimtar për ndërhyrjen e NATO-s 20 vjet më parë dhe hapjen e rrugës për pavarësinë e Kosovës.

 

Modifikuar më E mërkurë, 12 June 2019 09:01

Video

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Flakë të mëdha në Elbasan, digjen thuajse 2 Ha pyje

Aktualitet

Flakë të mëdha në Elbasan, digjen thuajse 2 Ha pyje

Është lokalizuar zjarri në Kodër Krastë të Elbasanit. Bashkia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me flakët dhe i ka bërë thirrje autoriteteve për të kapur autorët e zjarrvënies. Shuarja e...

Lefter Maliqi: S’thonë kot kur drejton i keqi vendin e merr dreqi

Politikë

Lefter Maliqi: S’thonë kot kur drejton i keqi vendin e merr dreqi

Nga Lefter Maliqi S’thonë kot kur drejton i keqi vendin e merr dreqi. Fara e keqe do zhdukur shpejt. E kush na drejton?? Kryeministri i tepsisë, filxhanit, timonit, Romeos dhe Zhuljetës...

Masakron me thikë të dashurën, habit shqiptari: E bëra për dashurinë

Aktualitet

Masakron me thikë të dashurën, habit shqiptari: E bëra për dashurinë

Shqiptari që plagosi të dashurën e tij, ka dalë para dy ditësh në gjyq, ku ka treguar edhe motivin e krimit. 27 vjeçari, Roland Bushi qëlloi 11 herë me thikë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!