Shkup/Ambasadorja amerikane dorëzon letrat kredenciale

Saturday, 13 July 2019 10:22

Ambasadorja e re amerikane Kate Marie Byrnes, e cila para pak ditësh arriti në Shkup, sot i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Stevo Pendarovski.

Ambasadorja Byrnes theksoi zotimin për të promovuar qëndrueshmërinë përmes institucioneve të fuqishme dhe mbështetjes së përpjekjeve të autoriteteve maqedonase në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e sundimit të ligjit e të sigurisë.

“Kam kënaqësinë që e filloj mandatin tim në këtë periudhë kyçe të marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Me padurim pres fundin e vitit që t’i dëshirojmë Maqedonisë së Veriut mirëseardhje si anëtarja e tridhjetë e NATO-s” – tha zonja Byrnes.

Ambasadorja amerikane shtoi se “për më tepër se 25 vjet kemi punuar së bashku dhe se kemi arritur shumë në synimet tona për ta parë Maqedoninë e Veriut të integruar plotësisht në institucionet perëndimore dhe të përkushtuar tërësisht ndaj vlerave të përbashkëta demokratike, lirisë individuale dhe sundimit të ligjit”.

Ajo nënvizoi më tej se do të përpiqet që përmes kulturës amerikane të ndërtojë ura të reja lidhëse ndërmjet qytetarëve të dy shteteve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...