Dorëheqja e Haradinaj, Vuçiç njësoj si Rama: E bëri për marketing politik!

Saturday, 20 July 2019 11:50

Menjëherë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës, ajo që ra në sy në ambientin politik shqiptarë ishte ‘heshtja’ që fliste shumë e Edi Ramës.

Por në fakt ai nuk heshti vërtet.

Menjëherë pas këtij akti prej burrështetasi, të cilin Rama as që e ka në karakter dhe as që e mendon, edhe pse skandalet i janë bërë kapicë mbi kokë, mediat kryesore në shërbim të tij nëpërmjet shkrimeve e quajtën dorëheqjen e Haradinajt marketing e një manovër politike, për të rifituar edhe më shumë popullaritet.

Deri këtu nuk është se ka ndonjë surprizë, pasi tashmë dihet që për Ramën, Haradinaj- kryemistër, ishte një pengesë e madhe për planin ku është përzier keq së bashku me Vuçiç-Thaçi-Soros, sipas të cilit synohet ndarja e Veriut të vendit, në favor të Serbisë.

Por surpriza është se pikërisht njësoj (sikur të jenë instruktuar nga e njëjta regji qendrore) mendon edhe presidenti i Serbisë për dorëheqjen e Hardinajt, duke e  devijuar aktin e tij, thjesht si një manovër për përfitime politike.

‘Dorëheqja e Haradinajt është mashtrim politik për të fituar më shumë popullaritet, por, Serbia duhet të tregojë maturi, qetësi e s’duhet të reagojë me eufori’, deklaroi Vuçiç në një konferencë për mediat me këtë rast.

Kurse mbrëmë një nga analistët pranë tij shkruante:

‘Askush nuk mund të paragjykojë fletëthirrjen e Gjykatës Ndërkombëtare për krime lufte, ashtu si askush nuk mund ta konsideroj fajtor Ramush Hardinajn pa u gjykuar.

Dhe kjo është shumë e qartë. Gjithë të tjerat janë marketing politik, një përpjekje për viktimizim politik’.

Njësoj si gjatë gjithë periudhës kur plani për ndarjen e Kosovës ishte në veprim të fortë, edhe pas këtij zhvillimi, Rama me Vuçic dhe gjithë lobingjet e makineritë e tyre propagandistike na shfaqen, në një koordinim të plotë.

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...