Veseli: Zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme

Saturday, 20 July 2019 21:19

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit tha se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

Në një konferencë për media, Veseli tha se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje.

“Vendimi i ish-kryeministrit për dorëheqje është vendim personal dhe si të tillë e kemi pranuar, pavarësisht se për këtë nuk pasur asnjë njoftim ose konsultë paraprake. Tashmë, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. PDK është e gatshme për zgjedhje kurdo që të caktohen ato. Ajo që mund të diskutohet është vetëm koha kur duhet të mbahen”, tha Veseli.

Kreu i PDK-së tha se lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve duhet të ketë konsultime mes partive politike.

“Për këtë besoj se do të kemi konsulta dhe me partnerët e tjerë të koalicionit të deritanishëm dhe partitë e tjera politike, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet që kemi në fuqi”, tha Veseli.

Veseli foli edhe për ftesat fundit nga Gjykata Speciale. Ai tha se ato janë dhe mund të vinë, por siç u shpreh ai, nuk duhet të lejohet të shkaktohet asnjë huti apo pasiguri të qytetarët.

"Besimi ynë në drejtësinë dhe pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është i palëkundur për aq sa edhe bindja jonë se ushtarët e lirisë do të dalin faqebardhe edhe në fund të kësaj sfide", tha Veseli.

Veseli në konferencën e thirrur për media nuk ka pranuar ka pranuar pyetje nga gazetarët.

Ramush Haradinaj më 19 korrik njoftoi për dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit, pasi tha se ka marrë ftesë për t’u intervistuar në Hagë. Ai tha se është thirrur në Prokurorinë e Posaçme për krime lufte në Hagë, ku siç thuhet mund të paraqitet javën që vjen. Haradinaj në konference e tij pas dorëheqjes, theksoi se nuk mund të lejonte që të në Dhomat e Posaçme të paraqitej si kryeministrit dhe për këtë arsye ka dhënë dorëheqje./ REL

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...