Kamionët bllokojnë doganën e Morinit, radhë kilometrike deri të hënën

Diel, 04 August 2019 09:52

Me dhjetra kamionë të tonazhit të rëndë bllokohen gjatë fundjavës në pikën e kalimit kufitar të Morinit, në tentativë për t’u futur në Kosovë.

Kjo pasi ata që nuk arrijnë të kalojnë kufirin deri në orën 16:00 të pasdites së të premtes, u duhet të qëndrojnë në kufi deri ditën e hënë. Qëndrimi i tyre krijon radhë kilometrike që arrijnë deri në afërsi të fshatit Morin. Kjo për arsye se dogana e Kosovës në fundjavë nuk punon për përpunimin e automjeteve të tonazhit të rëndë, njofton A2News.

Prej kohësh ky është problemi më shqetësues për drejtuesit e këtyre automjeteve dhe biznesmenët. Gjatë qëndrimit, atyre u shtohet jo pak kostoja e shpenzimeve për mungesë të qarkullimit të mallrave. Unifikimi i sistemit doganor mbetet ende një tentativë për t’u aplikuar nga qeveritë e dy vendeve.

Ky unifikim tepër i kërkuar nga bizneset, si në Shqipëri dhe Kosovë, pritej të përfundonte brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Por, mesa duket, transportuesit e mallrave do të vijojnë pritjet gjatë fundjavave deri në fund të këtij viti, si pikë e parealizuar e marrëveshjes mes dy qeverive.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...