U grindën për Trepçën, plaku që debatoi me Haradinajn preket dhe shkon t'i japë dorën

E mërkurë, 07 August 2019 09:03

73-vjeçari nga Mitrovica, Bahtir Istrefi ka rrëfyer prapaskenat e një përplasje që ai pati me kryeministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj, në një debat të organizuar në Mitrovicë të hënën.

Gjatë debatit të mbajtur të hënën, Istrefi e pyeti kryetarin e AAK-së se “pse nuk i kanë ndarë të paktën gjysmë miliardë euro për Trepçën, por për autostradën e Dukagjinit”.

Mirëpo pas kësaj pyetje, Haradinaj reagoi i acaruar duke i thënë këtij qytetari nga Mitrovica, se “është marre për të që të flasë ashtu”.

Lidhur me këtë debat që ka pasur me Haradinajn, ai ka folur të martën. Ka thënë se i ka kërkuar kryeministrit në dorëheqje që të mos hidhërohet nga fjalët e tij. “Unë u ndala dhe i thash ‘kryeministër, unë kërkova drejtësi. Të lutëm mos u idhno. Ai as nuk më tha kështu as ashtu’ por dorën nuk ma dha”, deklaroi Bahtir Istrefi për Klan Kosovën.

Të hënën, gjatë debatit të mbajtur në Mitrovicë, Istrefi i tha në sy Haradinajt se “është turp i madh të mos investohet në Trepçë.” “A ma mirë u kanë qat miliardin për autostradën Dukagjin Pejë, me ia dhanë Trepçës. Nëse shitet edhe Trepça çka po na jet neve. Dukagjini e Peja e kanë pas një asfalt, e Trepça sot me ardhë në këtë gjendje, është një turp i madh. Po më doket se në do sende nuk është mirë tuj shkue as Qeveria jote as ajo e mëparshmja”, i tha i moshuari, Haradinajt.

Ndërkaq, Haradinaj ia ktheu ashpër të moshuarit nga Mitrovica. I tha që Deçani dhe i tërë Dukagjini ka bërë çmos që ta mbajë të bashkuar Mitrovicën.

“Për herë të parë në histori të Trepçës, je bashkëpronar i saj. Nuk di a e ke marrë vesh. E përmende Pejë – Gjakovë, pak o marre për ty, se e di çka ka bë Peja për ty. Nuk duhet ashtu me folë”, ia ktheu Haradinaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...