Anulime dhe vonesa në aeroportin e Prishtinës, punonjësit 6 orë grevë për pagat

E mërkurë, 21 August 2019 18:50

Punonjësit e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, protestuan të mërkurën për herë të tretë me radhë duke kërkuar paga më të larta dhe kushte më të mira të punës. Kryetari i sindikatës së pavarur të punëtorëve të aeroportit, Bashkim Latifi tha se ata kanë pesë kërkesa drejtuar udhëheqjes së aeroportit.

”I kemi pesë kërkesa; e para është të na paguhet rrezikshmëria në vendin e punës, e dyta është të mos ketë dallime në paga për punonjës me përgjegjësi, licencë dhe orë të njëjta të punës, kërkesa e tretë është të na paguhet përvoja e punës, kërkesa e katërt është të na paguhen orët e fundjavës kur punojmë dhe e pesta është të na paguhet shujta”, tha zoti Latifi.

Si pasojë e grevës e cila zgjati gjashtë orë, disa fluturime janë anuluar ose vonuar dhe udhëtarët janë ankuar për vonesa e radhë të gjata.

“Kam katër orë që po pres në këtë aeroport, humba fluturimin tim për në Munih. Fluturimi im për në aeroportin John Kenedy po ashtu është i humbur, rrjedhimisht humba 1 mijë e 400 dollarë të biletës. Kjo është qesharake dhe nuk mund të besojë se gjërat funksionojnë kështu”, tha Gent Gashi, një nga udhëtarët në aeroport.

Por përfaqësues të aeroportit të Prishtinës, mohuan të ketë pasur vonesa apo anulime fluturimesh duke theksuar se udhëtarët janë njoftuar me kohë për grevën dhe ndikimet e mundshme të saj në fluturimet.

Aeroporti i Prishtinës është i vetmi aeroport për fluturime civile në Kosovë dhe shërben për rreth 1.7 milionë udhëtarë në vit./VOA/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...