Operacion policor në Tetovë, sekuestrohen mbi 20 kg drogë

E Enjte, 22 August 2019 21:39

Policia sot rreth orës 17:00 ka filluar një operacion anti-drogë në Tetovë. Sipas informacioneve të para janë sekuestruar rreth 22 kg drogë. Operacioni është zhvilluar në bulevardin kryesor të qytetit të Tetovës.

Droga është gjetur në një makinë të tipit Mercedes me targa të qytetit të Shkupit në të cilën ishin prezent disa persona nga Dibra. Për momentin janë arrestuar dy persona nga Dibra, njëri prej tyre shofer i makinës, ndërsa nuk përjashtohet mundësia të ketë më shumë persona të përfshirë. Mësohet se droga është e tipit marihuanë, ndërsa ende nuk dihet se prej nga ka ardhur dhe me çfarë qëllimi është futur në makinë. I gjithë departamenti i policisë është përfshirë në aksion, ndërsa policia për disa minuta arritur të përfundoj në mënyrë efikase aksionin.

“Sot rreth orës 17:15 në rrugën “Ilindensa” përballë restorantit “Bos” në Tetovë, gjatë kontrollit të makinës Mercedes me targa të Shkupit, e cila po drejtohej nga A.D. (21) nga Shkupi është gjetur një qese e bardhë me rreth 20 kg marihuanë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB. /Alsat M/

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Tragjedi në Shkodër! Vdes në ring boksieri bullgar

Aktualitet

Tragjedi në Shkodër! Vdes në ring boksieri bullgar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shkodër gjatë turneut të boksit “Shkodra Boxing Night”, ku në përballjes mes durrsakut Ardit Murja dhe bullgarit Isus Velchkov, ky i fundit ka humbur...

Çahen muret dhe tavani, banesa e dëmtuar në Lezhë

Aktualitet

Çahen muret dhe tavani, banesa e dëmtuar në Lezhë

Një banesë në Shënkoll të Lezhës ka pësuar dëme nga termeti. Ndërkohë që emergjencat po mbledhin informacion pasi dyshohet të ketë dhe dëme të tjera në qarkun e Lezhës.

Nga 1851, historia e tërmeteve më shkatërrimtarë në Shqipëri, me qindra viktima

Aktualitet

Nga 1851, historia e tërmeteve më shkatërrimtarë në Shqipëri, me qindra viktima

Pjesa më e madhe e Shqipërisë qendrore u lëkund fuqishëm sot nga dhjetëra tërmete, ku njëri prej tyre i ishte me magnitudë 5.2. Megjithëse, Shqipëria është në një zonë sizmike...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!